Kreu PDK-së, Memli Krasniqi: Suksese PD-së në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit. Bashkëpunimin e kemi të padisktueshëm e prioritet të prioriteteve

Në një deklaratë për mediat në selinë blu, kreu i PDK-së, Krasniqi tha se bashkëpunimi edhe në opozitë mes dy vendeve, Shqipëri-Kosovë është me rëndësi të vijojë.

Memli Krasniqi i uroi suksese PD-së së Bashës në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit, dhe tha se këto zgjedhje duhet të jenë ta pranuara nga të gjithë.

“Kosova e Shqipëria kanë shumë sfera që kanë nevojë të intensifkojnë bashkëpunimin dhe koordinimin institucional.

Pavarësisht jemi në qeveri apo opozitë në vendet tona, bashkëpunimin e kemi të padisktueshëm e prioritet të prioriteteve.

I urova sukses në procesin zgjedhor duke uruar mbi të gjitha nje proces të rregullt te pranueshem prej te githëve që vërtet e merr dhe vendos në ballë vullnetin e qytetarëve.

Ne në Kosovë kemi të drejë ti japim vetes pak të drejtë të flasim për këtë çështje se jemi të lumtur që kemi arritur ta konsolidojmë procesin demokratik dhe atë elektoral.

Exit mobile version