Krichbaun flet pas takimit: Ramës i thashë në sy; hapja e negociatave është e parakohshme

Pas vizitës së Ramës në Gjermani, Gunther Krichbaum, deputeti i Bundestagut gjerman dhe kryetar i Komisionit për Çështjet Europiane përsëriti edhe njëherë tjetër mendimin e tij për të mos i hapur negociatat me Shqipërinë.
“Dje kam takuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Bundestagun e Gjermanisë. Me këtë rast, personalisht i thashë atij se unë mendoj se hapja e bisedimeve të pranimit të Shqipërisë me BE është e parakohshme në këtë fazë. Reforma e mëparshme ende nuk janë të mjaftueshme” shkruan Krichbaum.
Statusi i Krichbaum vjen pak minuta para se Rama të japë një prononcim për medita nga Rinasi, në përfundim të vizitës së tij në Gjermani.
Gjatë takimit në Bundestag, Rama u vu përballë dy sfidash. E para ishtë çështja Tahiri, ku kryeministrit iu kërkua llogari se pse e mbronte ish ministrin e tij. “Si ka mundësi që një ish ministër dhe deputet që i bëhen akuza aq të rënda si në rastin e Saimir Tahirit, nuk i hiqet krejt imuniteti, por mbrohet nga mazhoranca qeveritare”, ishte pyetja e deputetëve gjermanë drejtuar Ramës.
Nga ana e tij kryeministri Rama është shprehur se “Tahirit i është hequr plotësisht imuniteti”, por ai është kundërshtuar nga Raporteri për Shqipërinë i Grupit Parlamentar CDU, deputeti Thorsten Frei. Deputeti i partisë së Angela Merkel, Frei, i cili ishte në Tiranë pak kohë më parë, tha se kjo nuk është e vërtetë, pasi kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për të dhënë lejen për t’i kërkuar Gjykatës arrestimin e Tahirit, ishte refuzuar nga mazhoranca socialiste. “Votimi u bë pasi prokurorët u sulmuan publikisht, gjë që është e papranueshme dhe jashtë standardit europian”, janë shprehur deputetët gjermanë në seancën dëgjimore me Kryeministrin Rama.

Exit mobile version