“Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për angazhimin publik të grave dhe vajzave”/ Jupi: PD-ja mbështetje për çdokënd që dëshiron të kontribuojë

Në vazhdën e takimeve të saj, Sekretarja për Gruan në PD, Taulanda Jupi, është ndalur në qytetin e Kurbinit.

Në një postim të shpërndarë në rrjetin social facebook, Jupi shkruan se bashkëbisedimi me gratë dhe vajzat shënon vetëm fillimin e një mënyre të re komunikimi, “veçanërisht me vajzat e reja të cilat e shohin politikën si një shërbim për komunitetin e tyre, si një kontribut për të ndryshuar realitetin”.

Zyrtarja demokrate zotohet për krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për angazhimin politik e publik të vajzave dhe grave, për ta shndërruar Forumin e Gruas në një organizatë ku përballen ide dhe vizione.

Më poshtë postimi i plotë i Taulanda Jupit:

“Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për angazhimin politik e publik të vajzave dhe grave, shndërrimi i forumit në një oragnizatë ku përballen ide dhe vizione të reja, mbështetja e iniciativave dhe projekteve të cilat kanë qëllim përfshirjen e sa më shumë grave e vajzave në projektin tonë politik.”

Krijimi i një mjedisi të përshtatshëm për angazhimin politik e publik të vajzave dhe grave, shndërrimi i forumit në një oragnizatë ku përballen ide dhe vizione të reja, mbështetja e iniciativave dhe projekteve të cilat kanë qëllim përfshirjen e sa më shumë grave e vajzave në projektin tonë politik.

Me mikpritjen dhe energjinë e të rejave dhe zonjave në Kurbin, së bashku me Enkelejda Ricën, kaluam pasditen në një bashkëbisedim i cili shënon vetëm fillimin e një mënyre të re komunikimi, veçanërisht me vajzat e reja të cilat e shohin politikën si një shërbim për komunitetin e tyre, si një kontribut për të ndryshuar realitetin.

Kënaqësi të bisedoje me vajza si Xhevi, Elisa, Mariglena , Denisa, Antonela, Xheni, këto vajza plot jetë, ide, ëndrra e dëshira duke i siguruar se do të kenë çdo ditë mbështjen time, ato dhe çdo vajzë dhe grua tjetër që dëshiron të jetë pjesë e Forumit të Gruas dhe Partisë Demokratike.

FB IMG 1708117608430

FB IMG 1708117611870

FB IMG 1708117605355 1

FB IMG 1708117615505

Artikulli paraprakEkspertët: Ligji i ri shkatërron zonat e mbrojtura pa asnjë kufi
Artikulli tjetër‘Washington Post’: McGonigal zyrtari më i lartë i dënuar i FBI-së, fshehu takimet me Ramën dhe 225-mijë dollarë të marra nga Agron Neza