Krijohet me ligj Korporata e Grabitjeve të Ramës, skema gjigande e vjedhjes së pasurive publike

Partia Demokratike ka denoncuar sot me forcë, përmes ish-deputetes Jorida Tabaku, krijimin me ligj të Korporatës së Investimeve nga qeveria dhe ka radhitur njërën pas tjetrës, arsyet pse ky ligji është një skemë gjigante korrupsioni e ndërtuar nga kryeministri Edi Rama.

Ky është ligji i tretë korruptiv që Rama çon në parlament, tha Tabaku, ligji që vë në rrezik edhe pronën private. Nëse ky ligj do të votohet me votat e parlamentit të blerë, PD angazhohet që do ta anullojë atë”.

Deklarata e plotë e Tabakut

Prej shumë kohësh, Partia Demokratike i ka paralajmëruar qytetarët shqiptarë se sa herë Edi Rama sillet si klloun për të bërë shqiptarët të qeshin, sa herë organizon koncerte luksoze apo sa herë nxjerr administratën në antiprotestë, ai është momenti kur Edi Rama po bën një vjedhje të madhe.

Vjedhja gjigande, këtë herë, e ka emrin Korporata e Investimeve Shqiptare. Ajo është skema më e madhe grabitëse e pronave publike, e realizuar ndonjëherë me ligj në ndonjë vend me kushtetutë demokratike.

Pasi ka zhytur shqiptarët në 2.2 miliard euro borxh me PPP-të për të pasuruar klientët e oborrit të tij dhe të familjes së tij, Edi Rama ka hartuar një ligj që, praktikisht, e bën atë pronar të çdo toke publike në vend, duke ia transferuar atë në pronësi apo përdorim Korporatës së Investimeve, që kontrollohet plotësisht nga Kryeministri.

Ligji për krijimin e Korporatës së Investimeve thotë se Korporata, me vendim të Këshillit të Ministrave, pra, me vendim të Edi Ramës, mund të menaxhojë, japë në përdorim apo të shesë pronat publike, që janë kaluar në fondin e saj, po me firmën e Edi Ramës.

Ky ligj, plotësisht antikushtetues, antieuropan, antidemokratik, kundër interesit publik e bën kryeministrin pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend. Pa i dhënë llogari askujt, Edi Rama i jep të drejtë vetes me këtë ligj, të përdorë Korporatën për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar.

Ligji që krijon Korporaratën e Investimeve ka 5 pika kyçe që tregojnë hapur qëllimin e Edi Ramës për të grabitur pronën publike përpara se të largohet nga karrigia që e ka blerë me paratë e krimit dhe të oligarkëve.

  1. Korporata e Investimeve përjashtohet nga ligji i Prokurimeve Publike.

Kjo do të thotë se Korporata, de facto Edi Rama, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të vendosur se cilit privat do t’ia japë për shfrytëzim apo për blerje një tokë në bregdet. Pasuria i kalon pa asnjë procedurë atij me të cilin Edi Rama do që të bëjë pazar.

  1. Korporata e Investimeve është e lirë të marrë kredi, e pakontrolluar nga askush dhe në rast të mosshlyerjes së saj, të humbasë pronën publike që do të vendosë si garanci.

Kjo është një skemë flagrante korrupsioni. Me këtë ligj askush nuk mban përgjegjësi për dështimin e pagesës së kredisë.  Për pasojë, me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar kështu tjetërsimin e pronës publike nga shteti tek privati.

  1. Ligji është një skemë gjigande korrupsioni, sepse parashikon daljen në bursë të pronave publike të Korporatës.

Duke qenë se pronar i aksioneve është qeveria, kjo do të thotë se qeveria do të luajë në bursë pronat publike. Ky është një bixhoz i ri me pasuritë publike, që i hap rrugë blerjes së aksioneve, pra pronave publike, nga individë të  paidentifikuar, pasi është e drejtë e atyre që luajnë në bursë të mos e tregojnë identitetine tyre.

  1. Ligji shkel në mënyrë flagrante Kushtetutën dhe autonominë e pushtetit lokal, duke I rrëmbyer pronat e bashkive për t’I vendosur në fondin e Korporatës së Investimeve, të drejtuar de facto nga Edi Rama.

Kjo do të thotë se pushtetit local I merret pa asnjë procedurë çdo pasuri publike, që qeveria mendon se duhet ta bëjë pjesë të Korporatës së Investimeve, për ta luajtur më pas në bixhozin e bursës, për ta humbur në një kredi të pashlyer apo për t’ia dhënë për shfrytëzim një privati pa prokurim publik. Ligji I Pushtetit local përcakton se tjetërsimi I pronave të bashkisë bëhet me 3\5-at e Këshillit Bashkiak. Duke qenë se këtë shumicë Edi Rama nuk e zotëron, ka vebdosur të grabisë me ligj antikushtetues pronën publike, njësoj siç veproi me ligjin për Teatrin Kombëtar.

  1. Ligji i Edi Ramës zhduk konkurencën e lirë dhe cënon rëndë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Europian.

Kjo ndodh duke i dhënë klientit të Ramës status të privilegjuar të përdorë pronën publike pa hyrë në garë me të tjerët dhe duke u mjaftuar me vendimin personal për Pazar të kryeministrit. Pas ligjit për Teatrin dhe Koncesionit të dështuar për Aeroportin e Vlorës, ky është ligji I tretë antieuropain që Edi Rama çon në Parlament si një grabitës përsëritës, duke treguar përçmim dhe shpërfillje për rregullat mbi të cilat funksionon Bashkimi Europain.

Krijimi i Korporatës së Investimeve, skemës gjigande të grabitjes së pronave, lidhet me disa akte të tjera të ndërmarra nga qeveria kohët e fundit, përfshirë edhe krijimin e Agjencisë së Kadastrës dhe vendimit për pezullimin e rregjistrimit të pronave në bregdet.

Korporata e Investimeve është një rrezik jo vetëm për pronën publike, por edhe për pronën private të qytetarëve shqiptarë. Ajo do të gllabërojë pronat private, që konsiderohen si të veçanta, për t’ua dhënë oligarkëve dhe klientëve të përhershëm të Edi Ramës.

Krijimi i Korporatës së Investimeve do të jetë një tjetër gur themeli në shtëpinë e hajdutërisë së pronës publike dhe private që Edi Rama po ndërton.

Qeveria e Ramës dhe parlamenti i kontrolluar prej tij nuk punon për shumicën, Kjo qeveri dhe ky parlament përfaqësojnë pakicën dhe kjo reflektohet në çdo vendim që marrin kundër interesit publik.

Nëse do të kishte një Gjykatë Kushtetuese, ky ligj do të ishte shpallur antikushtetues, por në ksuhtet e asgjësimit total të sistemit të drejtësisë dhe kapjes së çdo pushteti, qeveria vazhdon me ligje speciale për të grabitur çdo pasuri publike.

Nëse ky ligj miratohet në Parlamentin e dalë nga vota e blerë me paratë e krimit të organizuar dhe të oligarkëve të Edi Ramës, Partia Demokratike angazhohet ta anullojë atë në ditën e parë të qeverisë së saj.  Askush nuk ka për të gëzuar pasuritë e grabitura të shqiptarëve.

 

Exit mobile version