Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tiranën mëngjesin e sotëm. Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur në zonën Don Boskos. Një i ri ka vrarë një vajzë dhe më pas ka qëlluar edhe veten. Vajza 19 vjeçare quhet Xhuljeta Çuni, 19 vjeçe.
Mësohet se i riu Xhaferr Mata, 31 vjeç është dërguar në spital me plagë të rtënda, ku si pasojë ka humbur jetën.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e “Don Boskos” në Tiranë. Nuk Informacioni paraprak i policisë
Më datë 08.06.2018, rreth orës 08:10, në zonën e Don Boskos, ne rrugen “Eshref Frasheri”, shtetasi Xh.M., 31 vjeç dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistolete shtetasen Xh.Ç., rreth 19 vjeçe, e cila ka ndëruar jetë në vendngjarje. Autori më pas ka qëlluar dhe veten me armë zjarri ku aktualisht është transportuar ne spital ne gjendje te rende per jeten. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.
Cili është Xhaferi që i mori jetën Xhuljetës 19-vjeçare
Xhafer Mata, 31 vjeç, ka qëlluar Xhuljetës 19-vjeçare dhe më pas ka qëlluar veten me pistoletën me të cilën vrau vajzën tepër të re në moshë.
Sipas burimeve paraprakrake, Xhulejta ishte nga Vinjolli i Mirditës dhe Xheferi nga Kalimashi i Kukësi. Të dy jetonin në Tiranë.
Djali dhe vajza kanë pasur një debat të ashpër në rrugë me njeri tjetrin; aty 31-vjeçari e ka qëlluar me armë vajzën, e cila ka vdekur në vend.
Më pas, Xhafer Mata është larguar dhe pasi ka kapërcuar rrugën, tejet i tronditur, ka hyrë mes pemëve dhe ka qëlluar veten. Plumbi nuk ia ka marrë jetën. Ende gjallë në gjendje të rëndë ai është transportuar për në spital dhe ndodhet në reanimacion.