Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur pak minuta më parë në afërsi të Babrrusë në Tiranë, ku një 13-vjeçare është vrarë me armë zjarri. Sipas të dhënave paraprake, thuhet se vajza e mitur, plagën e ka marrë në bark.
Zbardhen detajet e para nga vdekja e sotme e vajzës 13-vjeçare në Tiranë. Nga të dhënat paraprake, mësohet se minorenia është vrarë me armë zjarri, në rrethana ende të pazbardhura. Mësohet gjithashtu se plagën e ka pasur në bark.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë. Një minorene ka ndërruar jetë, sapo ka mbërritur në spital, nga babai i saj.
Ende mbetet enigmë shkaku, ndërsa Policia vendore, bën të ditur se, po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Burime nga policia thanë se 13-vjeçarja ose mund të jetë vetëvrarë, ose mund të jetë viktimë e krimit brenda familjes.
Situata bëhet më tragjike dhe e vështirë për tu zbuluar, pasi e gjithë familja dyshohet se është pjesë e komunitetit shurdh-memecë.
Informacion paraprak i policisë
Më datë 11. 10. 2018, rreth orës 18:30, shtetasia e mitur K. B., rreth 13 vjeçe është shoqëruar nga i ati shtetasi Xh. B., për ndihmë mjekësore në spital ku dhe ka ndërruar jetë.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.