Krimet e Rënda prova të reja ndaj Tahirit, kërkojnë rikthimin e tij në burg

Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda kërkon rikthimin në burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas vendimit për lirimin e tij nga arresti në shtëpi, Apeli ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për këtë vendim.
Krimet e Rënda kërkojnë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Saimir Tahirin, të cilin e akuzojnë për pjesëmarrje në trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.
Tashmë pritet një vendim i Gjykatës së Lartë për këtë kërkesë.
Burime jozyrtare në Prokurorinë e Krimeve të Rënda thonë se ka prova të reja që rëndojnë disi pozitën e ish-ministrit Tahiri, për lidhjet e tij me Habilajt dhe ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës, që janë në kërkim.
Letërporosia e parë lidhet me një udhëtim të Tahirit në Greqi në vitin 2014, kur mbante postin e ministrit të Brendshëm. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ishministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014 ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.
Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botës, me mjetin “Audi” rreth orës 10:51. Dy ditë më pas, më 16.08.2014, në orën 13:31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga QafëBota, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip “Audi”, që ua kishte shitur Habilajve dhe pretendonte se s’kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës.
Gjithashtu, ka të dhëna me rëndësi për hetimin nga marrja Italia, për disa përgjime mes Habilajve.

Artikulli paraprakDash Shehi në protestën e artistëve: “Rama mund të vijë t’u marrë shtëpinë dhe të thotë se do ta bëj kullë”
Artikulli tjetërBerisha nxjerr në Kuvend foton e Ramës të droguar