“Krimet më të rënda në Universitet…”/ Klodiana Lala: Rama gënjeu, aferat te Bujqësori janë miliona euro

Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka folur për skandalin në Universitetin Bujqësor, ku janë vendosur dhjetëra masa sigurie pas dyshimeve për afera korruptive.

Lala tha se është një aferë që kap vlerën e miliona eurove dhe se sapo ka nisur hetimi.

“Kryeministri është gënjeshtar, janë ndryshuar vetëm gjashtë masa dhe jo të tjera, sepse kryeministri tha u zbutën masat.

Ajo që ka ndodhur në Universitetin Bujqësor, është nga krimet më të mëdha që mund të bëhet në Universitete. Janë bërë tendera, 9 milionë euro, vijon edhe sot… Më kanë ardhur në vitet e fundit, 2-3 pedagogë që janë marrë në përgjegëjsi penale. Më ka nisur njëri studim, aty është shkretëtirë e vërtetë, nuk ekzsiton asnjë pajisje, për praktikën. Të gjitha pajisjet janë të mbifaturuara. Të gjithë faturat janë fiktive. Aty ësthë vetëm godina dhe nuk ka asgjë në godinë.

Kryeministri tha janë 30 mln lekë, por jo, bëhet fjalë për 9 milionë euro. Në këtë histori, sapo ka nisur. Rektorit i është marrë telefoni shumë më parë. Ka dalë në komunikime me një biznesmen, që sot është në kërkim.

Tenderat, është i njëjti rektor që ka patur marrëveshje me inceneratorin e Tiranës, do të bënin serë këta të ndriturit, aty nuk kishte fare incinerator.

Historia e këtij Universiteti është histori e gjitha korruptive. Të gjithë tenderat dyshohet se janë me flamur të kuq.

Është prekur vetëm një pjesë deri tani. Nga ky hetim mund të ketë edhe persona përgjegjës në institucione te tjera, deri në ministrinë e arsimit. Kjo histori sapo ka nisur”, tha Lala.

Exit mobile version