Krimi bën ligjin / Jo vetëm Altin Hajrit, Rama i dha leje ndërtimi edhe “Visit të Pojës”

Krimi duket se bën ligjin në Shqipëri. Kryeministrit nuk i vjen mirë kur Shqipëria cilësohet si narkoshtet, por faktet flasin vetë. Qeveria dhe krimi duket se bashkëjetojnë shumë ngushtë mes tyre. SPAK zhvilloi një aksion të bujshëm në Durrës, por aksioni erdhi pas zgjedhjeve, duke i lejuar Troplinët të mbledhin vota për Edi Ramën.

Megjithatë, situata bëhet më e rëndë nëse shohim vendimet e marra nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit. Ky Këshill është vënë në dispozicion të pastër të krimit.

Pak javë më parë u denoncua se si kishte marrë leje për ndërtim pallati bashkëshortja e Altin Hajrit, personi kyç i kërkuar për vrasjen dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Firma “Pjeza 2022” do të ndërtojë një pallat, e cila rezulton të jetë në pronësi të Valentina Hajrit, bashkëshortes së Altin Hajrit. Këshilli ka miratuar lejen për ndërtimin e një “Godine banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë” në qytetin bregdetar të Durrësit.

Leje ndërtimi për objektin ‘Godinë banimi dhe shërbimi me 18 kate mbi tokë dhe 3 kate nëntokë’, me vendndodhje në Bashkinë Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë ‘Pjeza 2022’ sh.p.k.”, thuhet në këtë dokument të datës 26 mars 2025.

Por nuk mbyllet me kaq. Në vitin 2024, Rama i ka dhënë leje ndërtimi “Visit të Pojës”, personazhi më i komentuar sot.

SPAK dhe Antimafia italiane zhvilluan një operacion në disa qytete të vendit, me fokus Durrësin. Në dosje rezulton se Elvis Doçi është pjesë e një bande të fuqishme që merret me trafikun e kokainës. Ai nuk arriti të kapej. Ndërkohë, iu sekuestruan disa prona dhe kompani.

Mirëpo rezulton se një kompani në emër të tij është “Eldemar Construction”. Rezulton se në prill të vitit 2024, Rama i ka dhënë leje kësaj kompanie të zotëruar 100 për qind nga Elvis Doçi, për ndërtim hoteli në Durrës.

Elvis Doçi, apo i njohur me nofkën “Visi i Pojës”, është një personazh me “emër” për drejtësinë shqiptare. Një vit më parë në banesën e këtij shtetasi u zhvilluan kontrolle, ndërkohë që SPAK lëshoi edhe një urdhër-arrest. Në kuadër të këtij operacioni, asokohe, blutë sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 3 milionë euro cash vetëm në banesën e Elvis Doçit.

Exit mobile version