Arben RISTANI
Në raportin më të fundit të Departamentit të Shtetit të bërë publik pak javë më parë, nënvizohet fakti se, pavarësisht luftës kundër kultivimit të bimëve narkotike dhe trafikut të drogës, Shqipëria vijon të jetë një burim shumë i madh në prodhimin e cannabis-sativa dhe një vend tranzit për trafikimin e kokainës dhe heroinës drejt vendeve të BE-së. Në mënyrë të përsëritur në këto dy vitet e fundit, kemi nënvizuar me forcë këtë regres të thellë në këtë aspekt, pasi lufta e vijueshme e Policisë së Shtetit dhe agjencive të tjera ligjzbatuese, në vitin 2012, mundësoi shmangien, thuajse të plotë, të Shqipërisë nga harta e vendeve tranzit të drogave të forta. Fakt ky i njohur dhe i pranuar si nga organizmat ndërkombëtare ashtu dhe agjencitë partnere euro-atlantike.
Ndërhyrja energjike e partnerëve ndërkombëtarë bëri të mundur asgjësimin e një laboratori të prodhimit të kokainës që ishte ngritur në zemër të Shqipërisë, në Elbasan, vetëm pak metra larg aksit kombëtar. Kjo ndërhyrje bëri të mundur që Shqipëria të mos klasifikohej edhe si një vend i prodhimit të kokainës. Lidhur me Shqipërinë raportet citojnë: “Që prej viti 2013, vitit 2014 e në vijim rrugët e heroinës drejt Italisë dhe vendeve të tjera të Bashkimit Evropian janë vendosur nëpërmjet Shqipërisë dhe kjo konfirmohet nga sasitë e mëdha të heroinës dhe kokainës të sekuestruara nga agjencitë ligjzbatuese italiane”.
Të gjitha këto fakte provojnë se, ky rigjallërim i frikshëm i grupeve kriminale të strukturave shqiptare brenda dhe jashtë vendit nuk mund të bëhet pa përfshirjen e strukturave të shtetit dhe politikës në këto aktivitete. Një gazetare investigative në një intervistë lidhur me këtë fenomen do shprehej: “Ju më pyesni se cilat grupe kriminale kontrollojnë trafikun e drogës? Por në fakt grupet mafioze kontrollojnë politikën e më pas trafikun”. Po në këtë linjë vjen edhe një artikull në gazetën e mirënjohur franceze “Le Figaro”, botuar më 15 janar 2015, kur ndër të tjera thuhej: “Në qoftë se Shqipëria njihej si një vend i depozitimit dhe shpërndarjes së drogave, zbulimi i një laboratori i përpunimit të kokainës të detyron të ridimensionosh rolin e saj”.
Këto fakte shqetësuese janë thënë qartazi edhe nga zyrtarë dhe funksionarë të lartë të antimafias italiane, ku veçon deklarata e Prokurorit të Antimafias së Leçes, Mota ku pohon se Shqipëria është shndërruar në një autostradë e trafikut të drogës me destinacion Italinë dhe vende të tjera të BE-së, si edhe faktin se ky përkeqësim i situatës pas shtatorit të vitit 2013, ka të bëjë me mungesën e bashkëpunimit me Policinë shqiptare dhe mungesën e vullnetit të saj për të luftuar këtë fenomen. Të njëjtën shqetësim lidhur me trafikimin e lëndëve narkotike e ka ngritur edhe Prokurori i Gjenevës Yves Bertossa, që e ka cilësuar Shqipërinë si “Kolumbinë evropiane”.
Trafikantët, monitorim parcelave të drogës me dron
Droni është mjeti më i fundit që po përdoret masivisht nga trafikantët e drogës për të monituar mbarëvajtjen e punës në plantacionet e mbjella me drogë. Trafikantët kanë nisur të përdorin dronin për të filmuar nga ajri parcelat e drogës, me qëllim pasjen në dijeni se kush hyn dhe kush del nga plantacionet. Përmes dronit, trafikantët përpiqen të kenë nën kontroll situatën dhe të sigurohen se çdo gjë në parcelat e tyre po shkon më së miri. Kjo metodë, përdoret krahas rojeve të armatosura që trafikantët kanë vendosur për të mbrojtur dhe mbajtur të sigurta plantacionet e tyre. Ky fenomen është hasur në Bashkinë e Krujës por po përhapet me shpejtësi në të gjithë territorin e vendit. Aktiviteti kriminal i prodhimit dhe trafikut të drogës ka mbështetje nga segmente të larta të Policisë së Shtetit dhe nga drejtimi i lartë politik i Ministrisë së Brendshme si rezultat i kapjes së këtyre strukturave policore dhe politike, por edhe si një shpërblim për kontributin e grupeve kriminale në fushatën e fundit elektorale. Të dhënat tregojnë pesëfishimin e sipërfaqes së mbjellë me cannabis-sativa, shtrirjen e këtij fenomeni në gjithë territorin, si dhe për faktin që grupet kriminale po përdorin një farë të veçantë, vietnameze, çka mundëson kryerjen e ciklit të plotë në 45 ditë. Në lidhje me këtë çështje, PD ka kërkuar marrjen e masave për nisjen e parakohshme të misionit të monitorimit nga ajri të strukturave të policisë italiane.
Gjendja e mbjelljes se hashashit në Shqipëri sot
Qarku Fier:
Në tre vitet e fundit në Qarkun e Fierit kultivimi i bimës narkotike ka marrë prioritet në të pesë bashkitë që përfshin ky qark: Bashkia Fier, Bashkia Patos, Bashkia Rroskovec, Bashkia Lushnjë dhe Bashkia Mallakastër.
Nëse i referohemi territorit të kultivimit vitin e kaluar pothuajse i gjithë territori ka qenë i kultivuar me këtë lloj bime, tendecë e cila gjatë këtij viti do të jetë në rritje. Konkretisht në Bashkinë e Fierit zonat më të prekura kanë qenë fshatrat: Libofshë, Gryk, Pishporo, Cave, Adë, Darëzezë, Kreshpan, Krapes, Plygë, Vjosë, Gjorgos, Frakull dhe në qytetin e Fierit është kultivuar në sera.
Në Bashkinë Patos, zonat më të prekura janë fshatrat: Dukas, Kuqan dhe Patos-Fshat.
Në Bashkinë Rroskovec, zonat më të prekura janë fshatrat: Kurjan, Vloshtë, Ngjegjan, Mbers, Arapaj, Suk, Strum, Velmisht dhe ka pasur raste të kultivimit në sera.
Në Bashkinë Lushnjë, dy vitet e fundit ka marrë prioritet kultivimi i bimës narkotike canabis–sativa ku bie në sy kultivimi në sera sikurse edhe në fshatrat: Dushk i Madhë, Hysgjokaj, Karbunar, Grabjan, Krutje e Sipërme, Thanasaj, Zhamë, Thanaj, Toshkëz, Mazhaj.
Në Bashkinë Divjakë, është kultivuar në pyllin e Divjakës, anës lumit Shkumbin dhe në fshatin Rremas.
Në Bashkinë Mallakastër, është kultivuar në fshatrat: Kutë, Ninesh, Cerrile dhe Gjerbës.
Qarku Vlorë
Në Bashkinë Vlorë, fshatrave të Lumit të Vlorës, Llakatundit dhe Poros.
Në Bashkinë Sarandë, fshtatrat me kultivim rezultojnë Borsh – Mali Borshit, Fterrë, Çorraj, Sasaj, Lukovë (pjesa malore), Grazhdan, Leshnicë, Navaricë, Theollogo, Dhivër,
Njësia Administrative Konispol, fshatrat Vorv, Ninat, Markat, Kodrat e Konispolit dhe Shalës.
Në Bashkinë Delvinë, fshati Kakodhiq, lugina e Bistricës, Syri Kaltër, fshati Dhrovjan, Krongji dhe Qafa e Muzinës. Pllaja e Mesovunit, Qafa e Skërvficës-zona e Luvadhit.
Njësia Administrative Vergo–fshatrat Tatzat, Kalas (lugina e lumit Kalas përfshi dhe fshatin Bajkaj), pjesa malore e fshatit Vergo, Kopaçez, Varfaj, mali Sopot.
Qarku Dibër
Në Bashkinë Peshkopi zonat me më tepër tendencë për kultivimin e bimëve narkotike, në bazë të informacioneve janë: Zona e Lurës, Territori i grykëderdhjes së “Drinit të Zi”, që fillon nga fshati Zalldardhë deri në Maqellare, në malin e Popinares (ish-Komuna Maqellarë) dhe fshati Luzni.
Në Bashkinë Bulqizë zonat e kultivuara janë: Grykëderdhja e lumit të Okshtunit, Fshati Smollik, Fshati Ternovë, Krahina e Gollobordës, Fshati Çerenec, Kodra e Danit në Fushë Bulqizë, Krahina e Martaneshit.
Në Bashkinë Burrel-Klos, Fshatrat e zonës mbi Klosin, Krahina e Macukullit, Fshati Gurrë, Mali i Balgjait, Zonat kufitare me Malësinë e Krujës.
Qarku Lezhë
Në Bashkinë Mirditës, pjesa më potenciale për kultivimin e kësaj bime narkotike është ish-Komuna e Kaçinarit, e cila kufizohet dhe me rethet Lezhë dhe Pukë është një zonë që kryesisht kultivon rrushin dhe si e tillë ka burime ujore të mjaftueshme, por dhe me kryesorja se aty ka ndikim ish-kryetari i komunës së asaj zone që u lirua nga Burgu me pretendimin që Gerrhitet natën (Petrit Bardhi). Po në këtë rreth ka informacion se po kultivohet hashash dhe në Zonat e Selitës që kufizohet me rrethet e Dibrës (Lurë) dhe Burrelit. Gjithashtu mendohet që ka kultivim dhe në zonën e Fanit, pjesa që kufizohet me rrethin e Kukësit në të djathtë dhe të Pukës në të majtë në afërsi të ish-burgut të Spaçit.
Në Bashkinë Kurbin, sipas informacioneve, zonat që janë mbjellë dhe po përgatiten për kultivimin e canabis-sativa janë fshtrat Mafsheq, Selit, Skuraj (kufizohet me rrethin e Burrelit) Gallat Lefter (sipër Kishës së Laçit), ndërsa zona më problematike është zona që kufizohet me rrethin e Krujës. Ka informacione se po kultivohet edhe në zonën e Fushë-Kuqes dhe Adriatikut, në krahun e majtë të autostradës.
Në Bashkinë Lezhës për shkaqe të konfigurimit gjeografik mendohet se është më pak problematike përsa i përket kultivimit të canabis-it, por është mbjellë dhe po përgatitet për mbjellje në zonën Ungrejt, fshatra këto që kufizohen me rrethin e Mirditës, duke qenë se kushtet janë të favorshme për shkak të konfigurimit të terrenit dhe të burimeve ujore që ka kjo zonë.
Qarku Durrës
Në Bashkinë Krujë, zonat më të prekura për kultivimin e bimëve narkotike gjatë vitit 2015 kanë qenë: Njësia administrative Nikël (fshatrat–Zezë, Vrion, Greps, Mukje dhe Kurcaj)
Njësia Administrative Bashkia Krujë (Fshati–Brret, Krast dhe Zahari)
Njësia Administrative Bashkia Fushë-Krujë (Fshati–Halil, Kameras, Kullaj dhe Larushkë)
Njësia Administrative Thumanë (Fshati–Gramzë, Kodër Thumanë, Dukagjin dhe Miliskaj)
Njësia Administrative Noj-Çudhi (Fshati–Rrazë, Bruzallë, Bruzmal, Kroji Madh, Noj, Shkret, Mafsheq dhe Shqezë ).
E njëjta tendencë është dhe për vitin 2016 në të gjithë këto zona.
Ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivimin e bimëve narkotike. Personat që e kultivojnë janë me banim në zonën e Malësisë së Krujës. Po kërkojnë toka në thellësi të pyjeve për të mos qenë prona të regjistruara.
Farat e canabis-it i kanë hedhur në gota plastike dhe i kanë vendosur në sera në mënyrë që pas rreth dy-tre javësh t’i mbjellin në gropat tashmë thuajse të hapura.
Kryesisht kultivohen në sera në zonën e Tapizës-Krujë, Valijas, Vrejon, Nikël dhe Thuman, nga persona me precedent penal e kriminal të mëparshëm të lidhur kryesisht me Kryetarin e Bashkisë Krujë dhe vëllain e tij të quajtur Ilir Bushi, të cilët për çdo fidan e shesin vetë nga 8 deri në 15 euro. Në zonat fushore, gropat hapen me skskavator me pajisje të veçantë për hapje gropash në mënyrë që të veprohet shpejt dhe pa rënë shumë në sy të komunitetit.
Për shumicën e rasteve kryhen me dijeni dhe nën mbrojtjen e punonjësve të policisë në terren dhe drejtuesve lokalë të policisë vendore, kundrejt shumave të parave në varësi të numrit të rrënjëve të mbjella.
Në Bashkinë Shijak zonat më të prekura për kultivim të bimëve narkotike gjatë vitit kanë qenë:
Njësia Administrative Ishëm (fshatrat – Gjoric, Darraq, Lalëz dhe Shetaj)
Njësia Administrative Bashkia Manëz (Fshati–Kodër-Manëz, Kameras dhe Radë)
Njësia Administrative Shijak, Komuna Xhaf Zotaj (kryesisht në Shetel dhe nëpër sera brenda avllive)
Qarku Shkodër
Në Bashkinë Vau Dejës zonat ku është kultivuar bima narkotike canabis–sativa janë: fshati Dush, vendin e quajtur Mashën dhe në afërsi të fshatit Ferth në afërsi të përrenjve. Në fshatin Gomsiqe 100 m sipër rrugës kryesore në një pyll me pisha. Në fshatin Karmë e sipërme në zonë të pyllëzuar jo shumë larg zonës së banuar. Në fshatin Koman sipër hidrocentralit në pyllin sipër tij. Në fshatin Lisen, në pyll në afërsi të Liqenit të Vau Dejës. Në fshatin Vjerdhë në pyll në afërsi të Liqenit të Vau Dejës. Në ishullin e Shurdhahit në Liqenin e Vau Dejës. Në fshatrat Melgushe, Mnelë e vogël dhe pothuajse në të gjitha lagjet Mnelë e Madhe në zona të pyllëzuara dhe në disa lagje të fshatit Vig në zona të pyllëzuara.
Në fshatin Shpor dhe Mazrrek, në pyjet e këtyre fshatrave, zona të nxehta për kultivim te bimëve narkotike. Në zonën Shllak, në vendet e quajtura pylli i Benës, sipër rrugës kryesore dhe poshtë rrugës kryesore në hyrje të fshatit Shllak Qendër, dhe pylli Ukbibaj. Në zonën e Temalit në pyjet e fshatrave Kllogjen, Malagji, Telume, Kishe Arrë, Vilë dhe Toplanë, zona të nxehta për kultivim të bimëve narkotike.
Në Bashkinë Shkodër, zona e Dukagjinit, në pyjet e fshatrave Prekal, Sume, Kir, Pult, Shosh, Ndreaj, pothuajse gjithë fshatrat e bregut të lumit, zona të nxehta për kultivim të bimëve narkotike. Në pyjet e fshatrave Kullaj, Ura e shtrenjtë, Dragoq, Postribë.
Në fshatin Rragam, fshati Sheldi i Gurit tëZ, fshati Dajq i Bregut të Bunës, fshati Shirq, Velipojë, Qas, Bregu i Bunës, Melgushe, Stajkë.
Në Bashkinë Koplik (Malësia e Madhe) zonat ku është kultivuar bimë narkotike. Bjeshkët e Bogës, Qafë Thore, bjeshkët e Ducajve, bjeshkët e Kurrilajve Dedaj, bjeshkët e Repishtit, bjeshkët e Rrjellit, në lagjen Culaj fshati Bajzë, Kozhnjë, pylli i Kosanit, fshati Zagore, bjeshkët e fshatit Broje, bjeshkët e fshatit Vukël, bjeshkët e fshatit Nikq, bjeshkët e fshatit Selcë, bjeshkët e fshatit Vermosh, fshati Hot në afërsi me kufirin me Malin e Zi, bjeshkët e fshatit Kastrat, vendi i quajtur bjeshkët e Fushë – Zezë sipër zonës turistike të Razmës, në disa fshatra në bregun e Liqenit të Shkodrës në zonën e Malësisë së Madhe.
Në Bashkinë Pukë, zonat më të prekura për kultivim të bimëve narkotike gjatë vitit 2015 kanë qenë: Zona Korthpules, Vrrithit e Kaftallës, Zona Kaçinarit, Rras Kushnen, Mesul, Mushtë, Tuq, Kodër e Keqe, Zona Karmes e Komanit, Zona Sapaqit, Brebulla, Mërture, Berishë e Epër, Zona e Qafës Tmugut, Fletit, Kurore Dardhës dhe Stanet e Mziut, Tendencë e njëjtë është dhe për vitin 2016 në të gjithë këto zona.
Ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivimin e bimëve narkotike. Personat janë me banim në Shkodër, Durrës e Tiranë dhe po kërkojnë toka në thellësi të pyjeve për të mos qenë me prona të regjistruara.
Ka info se po bashkëpunohet me policinë për të krijuar zona të mbrojtura kundrejt pagesës paraprake 10 euro për rrënjë dhe 30% të prodhimit, në përmbyllje të fushatës korrje–shirje.
Nga Komani deri në Fierze në anën e Drinit Zonë e Pukës ka bashkëpunim me kultivuesit në anën tjetër të Drinit Zonë e Shkodrës. Ky informacion ka më shumë se dy burime.
Qarku Berat
Në Bashkinë Berat, kemi informacion se zonat që kanë tendencë për kultivimin e bimëve narkotike canabis-sativa, janë zona të thella, kodrinore dhe jo shumë të banuara. Konkretisht:
Njësia Administrative Terpan: zona e Ballovit, pjesa kodrinore e tij dhe luginat e përrenjve.
Njësia Administrative Thinjë: Fshati Velçan, zona Osmenzez.
Njësia Administrative Cukalat: Fshati Sinjë, zona e Allambzezit dhe në serat e fshatit Cukalat.
Njësia Administrative Roshnik: fshatrat Dardh, Qafë-Dardhë, Roshnik gjithashtu dhe në territorin e fshatit Kapinovë në pllajat e malit të Tomorrit.
Në Bashkinë Kuçovë, Njësia Administrative Lumas në pjesën kodrinore dhe luginat e përrenjve të fshatrave Luzaj dhe Sarafel.
Në Bashkinë Skrapar, zona të kultivuara rezultojnë fshatrat Turbohovë, Potom, Konak, Kakruk, Vendresh, Dobrush, Therepel, Bogovë, Novaj.
Qarku Gjirokastër
Në Bashkinë Tepelenë vitin e kaluar ka patur një kultivim masiv të bimës narkotike canabis-sativa në të gjithë territorin e këtij rrethi. Por dhe ky vit nuk bën përjashtim madje është dyfishuar tendenca e kultivimit.
Zonat më të theksuar në kultivim janë: Fshatrat Progonat (në malin e Këndervicës, konkretisht vendi i quajtur Hon dhe në fshatin Lekdush), Gusmar, Nivicë (në zonën e quajtur Llufa), Rexhin. E gjithë lugina e lumit Bënç.
Njësia Administrative Lops (Dhemblan): në fshatin Dhemblan dhe në kodrat e fshatit Dorz, në fshatin Turan.
Njësia Administrative Buzë: Në kodrat e Selcës dhe fshatit Buz si dhe në luginën e përroit Selc.
Njësia Administrative Luftinjë: Në fshatin Zhapokik, Arrëz, Curril, Luftinj.
Njësia Administrative Qesarat: Në kodrat e Qesaratit, fshatit Shalës.
Njësia Administrative Krahës: Në fshatin Kalivaç, në kodrat e Krahësit një (1) dhe Krahësit dy (2).
Në fshatin Toc dhe luginën e Vjosës.
Njësia Administrative Qendër: Në zonën e Peshtanit, Mezhgoranit, në fshatin Hormovë, Becisht dhe Dams.
Qarku Korçë
Në Bashkinë Korçë, fshatrat Dardhë, Vithkuq, Lekas, Mesmal, Moglicë, Dushar, Foq.
Në Bashkinë Pogradec zonat kultivuara rezultojnë: Njësitë Administrative Dardhas, Velçan, Trebinjes, Hudënisht, Mokër, Guri i Kamjes.
Në Bashkinë Bilisht, fshatrat Bickë, Hoçisht, Koshnicë, Arëze, Vidohovë.
Në Bashkinë Ersekë, fshatrat Gjonç, Shemtir, zona e Shelegurit.
Qarku Elbasan
Në Bashkinë Elbasan, zonat e kultivuara rezultojnë Gracen, Tregan, Fushë-Mbreti, Shmil.
Në Bashkinë Librazhdë, fshatrat Çarrisht, malet e Stërbles, Mokës, Dëshiran.
Në Bashkinë Prrenjas, fshatrat Rrajc, Hotolisht, Drogostunja, Stërblev.
Në Bashkinë Cërrik, fshatrat Gjylav, Sulov, Grekan, Shalës, Mollas.
Në Bashkinë Peqin, zonat e kultivuara rezultojnë Gjocaj, Pajolla, Përparimi.
Në Bashkinë Belsh, Kosovë, Gradisht, Kajan.
Qarku Kukës
Në Bashkinë Kukës, fshatrat e kultivuar rezultojnë Borje, Ninç, Kalaja e Dodës, Surraj, Shikaj, Shëmëri.
Në Bashkinë Has, zonat e kultivuara janë: Vranish, Zahrisht, Metaliaj, Vlahen, Kosturr, Bergu-Liqenit, Bregu-Krumes, Bjeshka e Krumes, Bjeshka Gjinaj.
Në Bashkinë Tropojë, zonat më të prekura me kultivim të bimëve narkotike janë: zona Lekbibaj, fshati Brotozhnicë, Lugina e lumit të Gashit, fshati Padesh, fshati Tpla/Degë. Tendencë e njëjtë është edhe për vitin 2016 në të gjithë këto zona.
Ka filluar puna për rekrutimin e punonjësve për të përgatitur tokën dhe infrastrukturën për kultivim e bimëve narkotike. Personat që e kultivojnë janë me banim në Tropojë, Tiranë e Durrës dhe po kërkojnë toka në thellësi të pyjeve për të mos qenë prona të regjistruara.
Tani për tani farat e cannabis-it i kanë hedhur në gota plastike dhe i kanë vendosur në sera në mënyrë që pas rreth dy-tre javësh t’i mbjellin në gropat tashmë thuajse të hapura.
Nga Komani deri në Fierzë në anën e Drinit zonë e Tropojës, ka bashkëpunim me kultivuesit në anën tjetër të Drinit zonë e Shkodrës dhe e Pukës.
Qarku Tiranë
Në Bashkinë Tiranë zonat e kultivuara rezultojnë: Petrelë (fshati Hekalit), Krrabë (fshatrat Farkë dhe Lundër), Mnere, Bovillë, Tapizë e Vogël, Shëngjergj, Zallbastar, Qafë Mollë, Herraj, Tujan. Zona Dajt ka filluar mbjellja në sipërfaqe të vogla, në zonën e Pezës me tendencë të madhe kultivimi. Në zonën Zall Dajt në fshatin Fag ku kultivimi rezulton të jetë masiv.
Në Bashkinë Kamëz, Qinam, Çerkez, Zall Herr, si dhe pjesa e malit që kufizohet me rrethin e Krujës.
Në Bashkinë Vorë, zona Kuç.
Në Bashkinë e Kavajës zonat e kultivuara janë Helmës, Golem fshat, Maskuri, Sineballaj, Rrogozhinë, Vilboshtovë dhe Lekaj.
Është kjo arsyeja që zv/kryetari i Komisionit të Sigurisë, në një letër drejtuar kryeministrit, i shpreh shqetësimin për të njëjtën gjendje që po përsëritet këtë vit, madje edhe me një varietet të ri të kësaj bime, e cila e mbaron ciklin për 45 ditë.
Kryeministrit i është kërkuar që të fillojë menjëherë monitorimin e territorit për të evidentuar sipërfaqjet e mbjella me hashash.