Një person është vrarë në armë zjarri në qytetin e Korçës. Burimet bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur para pak minutash në periferi të qytetit. Mësohet se viktima ka humbur jetën në spitalin e Korçës, ku është transportuar menjëherë pas plagosjes. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.
Ndërkohë forca të shumta policie ndodhen në vendin e ngjarjes.