“Krimi i organizuar ka depërtuar në zemrën e policisë”/ Reagimi i kandidatit të Koalicionit Euroatlantik, Elezi: Angazhohemi për një reformim të thellë të Policisë së Shtetit

Lidhur me arrestimet e fundit në policinë e shtetit, ka reaguar kandidati i Koalicionit Euroatlantik për qarkun Vlorë, Myzafer Elezi.
Sipas tij, kemi të bëjmë me dëshminë më të qartë të dështimit total të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar.

“Prej 12 vitesh, kjo qeveri ka dështuar në mënyrë spektakolare në garantimin e sigurisë publike. Në vend që të pastrojë radhët e policisë nga elementët kriminalë, ajo i ka promovuar dhe mbrojtur ata, duke i lejuar të krijojnë një rrjet kriminal brenda vetë institucioneve të rendit. Ky është një akt tradhtie ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilët meritojnë një polici profesionale, të ndershme dhe të përkushtuar ndaj sigurisë publike.” – shkruan Elezi.

Më tej ai shprehet se Demokratët Euroatlantikë angazhohen për një reformë të thellë në Policinë e Shtetit.

“Demokratët Euroatlantikë angazhohen për një reformë të thellë dhe rrënjësore të strukturës së Policisë së Shtetit, e cila do të nisë me një veting të plotë dhe të rreptë të të gjithë punonjësve të saj. Ne do të shkëpusim një herë e mirë çdo lidhje të policisë me krimin e organizuar dhe do të rikthejmë besimin e qytetarëve tek forcat e rendit. Vetëm përmes një pastrimi të plotë të strukturave policore dhe një angazhimi serioz për sigurinë publike, Shqipëria mund të çlirohet nga kthetrat e krimit.”

Më poshtë reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë.

Arrestimet e fundit të drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit nga SPAK janë dëshmia më e qartë e dështimit total të qeverisë në luftën kundër krimit të organizuar. Për vite me radhë, qeveria ka promovuar dhe mbrojtur segmente të korruptuara brenda strukturave të policisë, duke e kthyer atë në një mburojë të krimit, në vend që të jetë mbrojtëse e qytetarëve dhe rendit publik.

Demokratët Euroatlantikë kanë denoncuar vazhdimisht përfshirjen e drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit në trafiqe të drogës dhe aktivitete kriminale. Sot, faktet janë të pamohueshme: krimi i organizuar ka depërtuar në zemrën e policisë, duke shkatërruar çdo besim që qytetarët mund të kishin te ky institucion.

SPAK ka lëshuar 10 urdhra arresti, duke finalizuar ndalimin e disa shefave të policisë kriminale në qytete të ndryshme të vendit. Ndërkohë, disa drejtues të komisariateve janë arratisur dhe janë shpallur në kërkim. Kjo situatë skandaloze nuk është rastësi, por produkt i drejtpërdrejtë i një qeverisjeje të paaftë, e cila, në vend që të luftojë krimin, ka ndihmuar në zgjerimin dhe fuqizimin e tij.

Prej 12 vitesh, kjo qeveri ka dështuar në mënyrë spektakolare në garantimin e sigurisë publike. Në vend që të pastrojë radhët e policisë nga elementët kriminalë, ajo i ka promovuar dhe mbrojtur ata, duke i lejuar të krijojnë një rrjet kriminal brenda vetë institucioneve të rendit. Ky është një akt tradhtie ndaj qytetarëve shqiptarë, të cilët meritojnë një polici profesionale, të ndershme dhe të përkushtuar ndaj sigurisë publike.

Kjo qeveri nuk meriton të qëndrojë asnjë ditë më shumë në pushtet. Shqipëria nuk mund të mbetet peng i një elite të korruptuar, e cila ka lejuar shkrirjen e kufijve mes shtetit dhe krimit të organizuar.

Demokratët Euroatlantikë angazhohen për një reformë të thellë dhe rrënjësore të strukturës së Policisë së Shtetit, e cila do të nisë me një veting të plotë dhe të rreptë të të gjithë punonjësve të saj. Ne do të shkëpusim një herë e mirë çdo lidhje të policisë me krimin e organizuar dhe do të rikthejmë besimin e qytetarëve tek forcat e rendit. Vetëm përmes një pastrimi të plotë të strukturave policore dhe një angazhimi serioz për sigurinë publike, Shqipëria mund të çlirohet nga kthetrat e krimit.

Është koha për një ndryshim të vërtetë.

Shqipëria meriton më shumë!

Me respekt,
Myzafer Elezi

Kandidat për deputet në qarkun e Vlorës
#DemokratëtEuroatlantikë
#KoalicioniEuroatlantik

Artikulli paraprakNuk duhet t’i ndani nga dieta ushqimore/ Vitaminat që duhen konsumuar çdo ditë? Ja dobitë shëndetësore që ato kanë
Artikulli tjetërIzraeli ndalon hyrjen e ndihmave humanitare në Gazë dhe paralajmëron: Pasoja shtesë nëse Hamasi nuk pranon…