Divjaka është tronditur pasditen e sotme nga një krim i rëndë në familje. Bëhet e ditur se, një 58 vjeçar ka vrarë me armë gjahu në banesë bashkëshorten e tij dhe më pas ka vrarë veten. Dy viktimat janë Hekuran Rrasa dhe Fëllënxë Rrasa.
Burimet bëjnë me dije se çifti, Herkuan dhe Fëllënxë Rrasa, nuk ka pasur probleme me njëri-tjetrit dhe se konflikti mes tyre, dyshohet se ka qenë i çastit. Ata kanë qenë prindër të një djali.
Ishte pikërisht ky i fundit që i ka gjetur ata të vdekur dhe ka njoftuar policinë.
Vlen të përmendet se Hekuran Rrasa, për motive të dobëta, ka goditur me armë gjahu të shoqen, e më pas, i ka dhënë fund edhe jetës së tij.