Krimi po bën kërdinë, policia nxjerr urdhër për celularët e policëve

Në kuadër të paralajmërimit edhe të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj ndaj policëve që të mos komunikonin me gazetarët për ngjarjet e rënda, kreu i Policisë së Shtetit ka nxjerrë një urdhër dy ditë më parë ku i ndalon policët që të shërbejnë me celular me vete.

Duket se qëllimi i këtij urdhri është pikërisht pengimi i policëve që të komunikojnë me gazetarët pas ngjarjeve të fundit kriminale në vend që nxorrën në pah mungesën e plotë të kontrolliut të territorit nga policia.

Kështu, siç raporton abcnews.al Veliu i ka ndaluar policëve që të forcave “Shqiponja” që janë kryesisht “motorristë” që të mos mbajnë celular me vete, por vetëm radio.

Po ashtu, sipas këtij urdhri, komunikimi mes policëve, vartësve dhe eprorëve në Policinë e Shtetit do të bëhet vetëm me radio dhe jo me celular.

Urdhri detyron eprorët që të kontrollojnë policët nëse dalin me celular apo me radio në shërbim.

Urdhri:

1- Duke filluar nga data 20:01:2020 dhe në vazhdim, gjatë shërbimit dhe kryerjes së detyrave funksionale, komunikimi për arsye pune dhe shërbimi në strukturat vendore të Policisë së Shtetit, nga drejtori i drejtorisë vendore të Policisë së Shtetit dhe deri tek punonjësi i policisë me gradën më të ulët, të bëhet vetëm me radio dore.

2- Punonjësit e Policisë së patrullave të Përgjithshme, seksionit të forcës së posaçme, Shqiponjat, sektori i patrullës së përgjithshme “Motorrist”, si edhe njësitë operacionale të rendit publik, duke filluar nga data 20:01:2020 dhe në vazhdim gjatë kohës së punës dhe shërbimit në mënyrë kategorike nuk duhet të mbajë aparate celulare me vete.

3- Drejtuesit e punonjëve të policisë të këtyre shërbimive janë pëgjegjës për zbatimin e këtij detyrimi, duke ushtruar kontroll në vazhdimësi gjatë kryerjes së instruktazhit, si edhe për ushtrimin e kontrolleve gjatë orarit të punës dhe shërbimit.

Artikulli paraprakTaksa “Haradinaj”, Serbia humbet çdo ditë një milionë euro, Rama i shqetësuar
Artikulli tjetërIshte shtatzënë dhe me kancer në gji, pacientja thotë se terapia e Hetem Ramadanit arriti ta shërojë