Krimi trondit Elbasanin, vritet 28-vjeçari, plagoset i vëllai

Një person ka mbetur i vdekur dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë në vazhdën e një sherri të ndodhur në Elbasan mbrëmjen e sotme, mes disa të rinjve.

Florenc Kovaçi, 28-vjeç është viktima e sherrit të ndodhur këtë mbrëmje në Elbasan, ndërsa i plagosur në gjendje të rëndë ka mbetur vëllai i tij, Mikel Kovaçi, 19- vjecar.

I plagosuri është dërguar drejt spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim të specializuar.

Sherri ka dyshime se ka ndodhur pas zënkës mes disa të rinjve.

Elbasan /Informacion paraprak

Më datë 05.11.2021, rreth orës 19:50, në lagjen “Qemal Stafa”, Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta mes dy vëllezërve dhe disa personave të tjerë, konflikti është përshkallëzuar dhe për pasojë dy vëllezërit janë plagosur me mjet prerës thikë .

Si pasojë e plagëve të marra njëri prej vëllezërve shtetasi F.K., rreth 28 vjeç, banues në Elbasan ka ndërruar jetë ndërsa vëllai tjetër shtetasi M.K 19 vjeç, ndodhet në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e policësë po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakArrihet marrëveshja, Xavi trajneri i ri i Barcelonës
Artikulli tjetërBuxheti 2022/ Ndihma ekonomike jo vetëm që nuk do të rritet, por do të pakësohet 5%