Krimi trondit sërish Shkodrën, kush është 25-vjeçari i ekzekutuar (Foto)

Një i ri u ekzekutua mesnatën e datës 28 Maj në zonën e Bardhajve në Shkodër, në afërsi të një kalçetoje.

Burimet e policisë bënë të ditur se, është ekzekutuar 25 vjecari Emiljano Ndou, i cili njihej edhe si “Milo”, ndërsa si autor të ngjarjes policia ka arrestuar, Mark Kodrën, 47-vjeç. Mësohet se si viktima dhe autori banojnë në të fshatin Bleran Bardhaj, ku dhe ndodhi vrasja.

Mesohet se konflikti mes Ndout dhe Kodrës ka nisur që prej dy javësh, dhe të dy ziheshin herë pas here me njëri tjetrin, deri sa konflikti ka përfunduar me vrasjen e të riut.

Autori ka deklaruar përpara hetuesve se e ka kryer krimin pasi 25-vjeçari kishte kohë që e mundonte duke i sjellë probleme.

“Nuk e durova më. Ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori në momentin e arrestimit nga policia e Shkodrës.

Gjithashtu ai ka pohur se përpara ekzekutimit 25-vjeçari i ka kaluar me motor përpara banesës duke i shkaktuar zhurmë.

Por mësohet se debati mes tyre ka nisur më përpara, pasi viktima dyshohet ka ngacmuar vajzat e autorit Mark Kodra.

47-vjeçari ka treguar se në momentin që ka dëgjuar motorin e 25-vjeçarit, ka marrë armën automatik kallashnikov dhe ka dalë nga banesa si dhe ka qëlluar në drejtim të tij duke e lënë të vdekur në vend.

Pas krimit të rëndë 47-vjeçari është rifutur në banesë, ku dhe ka pritur i qetë uniformat blu me armën e krimit në dorë.

11622268409

Artikulli paraprakFaqja e pare
Artikulli tjetërMësoni nga Kosova!