Krimi trondit Vlorën, vritet në atentat një i ri

Një person shtë vrarë me armë zjarri në fshtin Dukat të Vlorës, ndërkohë që një makinë është e djegur plotësisht.

Nga të dhënat e para bëhet fjalë për një djalë të moshës 28-30 vjeç me mbiemrin Bozhani, por të dhënat e sakta ende nuk dihen.

Policia e cila paraprakisht tha se makina me të cilën udhëtonte i riu është qëlluar me tetë plumba ka ngritur postoblloqe në akset kryesore.

NJOFTIMI PARAPRAK

Më datë 01.12.2020, rreth orës 21:00, në Sallën Operative Vlorë ka ardhur një telefonatë nga një qytetar se në Fushë- Dukat, Orikum një automjet ka ndaluar në rrugë dhe brenda tij ka një person të pa jetë.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë konstatuar të pajetë shtetasin B. B., rreth 27 vjeç, dyshohet ka humbur jetën nga përdorimi i armës së zjarrit.

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Stacionit të Policisë Orikum kanë ngritur pika kontrolli dhe po kontrollojnë zonën për shoqërimin e personave të dyshuar si autorë të ngjarjes apo që mund të kenë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Artikulli paraprakMjeku përqafon pacientin me Covid-19, fotoja e tij shpërndahet dhe bëhet virale
Artikulli tjetërSkadon afati i masave shtrënguese, a do të shkojë vendi në izolim? Komiteti i Ekspertëve pret udhëzime nga Rama