Ish-Kryeministri Berisha ka paraqitur denoncimin e një qytetari, i cili deklaron situatën katastrofike në ujësjellësin e Bovillës, ku derdhen tonelata plehra kimike. Ky është një skandal dhe një akt i mirëfilltë kriminal dhe terrorist.
“I nderuar zoti Berisha. Jam një qytetare nga Tirana. Dhe dua t’ju bëj me dije se përreth liqenit të Bovillës po mbillen hektarë të tërë me kanabis, por nuk më shqetëson kjo se kjo po ndodh ashiqare në të gjithë Shqipërinë, por më shqetëson fakti se vetëm 10 metra nga uji derdhen tonelata plehra kimike, ju lutem bëjeni publike këtë fakt tronditës për ne që pimë çdo ditë në atë ujë me respekt. N. E”.
Megjithëse postimi i ish-Kryeministrit është bërë që ditën e djeshme, deri tani nuk ka pasur asnjë përgënjeshtrim nga institucionet zyrtare. Kjo e bën akoma dhe më dramatik denoncimin.