“Kriminelët s’janë të mirëpritur në SHBA”- Ambasada amerikane në Tiranë publikon mesazhin e Sekretares së Sigurisë: Nëse përpiqeni të hyni në mënyrë të paligjshme do të kapeni dhe nuk do të ktheheni më kurrë

Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë ka publikuar mesazhin e Sekretares së Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila thotë se “kriminelët nuk janë të mirëpritur në SHBA”.

 

Sekretarja thekson se “nëse përpiqeni të hyni në mënyrë të paligjshme, do të kapeni, do të hiqeni dhe nuk do të ktheheni më kurrë”.

Po ashtu ambasada thekson se pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës

“Një nga gënjeshtrat që thonë kriminelët e organizuar dhe trafikantët e qenieve njerëzore është se emigrimi i paligjshëm në Shtetet e Bashkuara ia vlen të ndërmerret – nuk është kështu. Pagesa për një pasaportë, vizë ose dokument të rremë nuk do t’ju japë qasje në mundësitë e Amerikës. Aplikimi dhe përdorimi i saktë i një vize pune, studentore ose emigrimi mund ta bëjë këtë”, shkruan ambasada amerikane në Tiranë.

Artikulli paraprak“Kushdo që hyn arbitrarisht në tokën e tjetrit të rrethuar me gardh, ndëshkohet me…”/ Çfarë parashikonte Kodi Penal i Monarkisë?
Artikulli tjetërKoalicioni Euroatlantik do të fokusohet në rritjen e sigurisë publike/ Myzafer Elezi: Do të krijojmë Xhandarmërinë Kombëtare