“Kristjan Asllanin e shkatërruam për shumë më pak”! Tifozët e Interit pendohen, forma e dobët e Calhanoglu shpëton shqiptarin

Shumë kritka ka pasur për Kristjan Asllanin nga tifozët e Interit.

Mesfushori shqiptar ka pasur disa luhatje në performancat e tij dhe zikaltërit nuk kanë pasur aspak mëshirë për lojtarin e Kombëtares tonë.

Megjithatë forma e dobët e Calhanoglu, po e ndihmon jo pak Asllanin për t’i bërë tifozët që të kuptojnë se e kanë ekzagjeruar me mënyrën sesi po e kritikojnë.

Tani janë të shumtë tifozët e Interit që në faqen e klubit dhe në Tëitter shprehen se e kanë kryqëzuar Asllanin për shumë më pak gabime sesa po bën Calhanoglu aktualisht.

Mesfushori turk ka përgjegjësinë kryesore në golat që Interi ka pësuar nga Juventusi dhe Milani në kampionat.

Exit mobile version