Kriza e demokracisë liberale, sistemi shpëtohet duke e korrigjuar apo shkatërruar?

“Geopoliticus”

Diskutohet gjithnjë e më shumë për një krizë në zhvillim të sistemeve demokratike. Flitet për krizë të një modeli dhe jo vetëm për raste të izoluara apo të veçanta. Diskutimi është serioz dhe i bazuar, pasi praktikisht shumë dyshime lidhur me funksionimin e shoqërive të këtij lloji tashmë janë përhapur në vetë brendësinë e tyre – midis qytetarëve – votues, midis të zgjedhurve dhe midis vëzhguesve më ekspertë (njerëz që, përveçse janë qytetarë, e studiojnë fenomenin në mënyrë profesionale). Megjithatë, ka disa arësye të mira për të pasur një maturi të caktuar përpara se të arrihet në gjykime definitive.
Parasëgjithash, kategoritë për të cilat diskutojmë duhen zgjedhur me kujdes: demokracia është një term i gjerë që kërkon ndonjë konotacion më shumë, siç e demonstron një shprehje sot në modë si “demokraci iliberale”. Fakti që mund të ekzistojnë forma “iliberale” të demokracisë natyrisht që nënkupton se ekzistojnë edhe forma liberale. Dy saktësime na ndihmojnë atëhere që të përkufizojmë “demokracinë e modernëve”: liberale dhe të tregut të lirë. Për këtë kombinacion të veçantë – demokraci liberale të tregut të lirë – po flasim, në të mirë dhe në të keq.
Saktësimi është i rëndësishëm pasi na kujton se dinamikat e brendshme e sistemeve tona politike, si edhe ato në zhvillim midis tyre (politikë e jashtme dhe fenomene të ndryshme transkombëtarë), nuk kanë të bëjnë vetëm me një aset institucional, por edhe me një tërësi vlerash dhe qasjesh sociale (liberale, për sa nuk janë të përkufizuar gjithmonë në mënyrë rigoroze) dhe një lloj raportesh ekonomike (tregu, për sa të farkëtuara dhe të kanalizuara nga rregullat dhe nga veprimi publik).

Termi tjetër që nuk mund ta marrim për të mirëqenë është ai i “krizave”: nëqoftëse me krizë nënkuptojmë një pasazh katartik, një lloj “momenti të vërtete” ta paapelueshëm, atëhere po keqkuptojmë përvojën demokratike dhe ndoshta deri të gjithë përvojën politike të paktën të historisë moderne. Siç e ka nënvizuar në një libër të vitit 2013 (“The Confidence Trap. A History of Democracy in Crisis from Ëorld Ëar I to the Present”) politologu i njohur David Runciman, historia e demokracive ka parë një përsëritje periodike të gabimeve shumë të ngjashme, pa një proces real kuptimi; megjithatë, pikërisht në “shtytjen përpara”, krizë pas krize, këto sisteme qeverisjeje kanë demonstruar pikën e tyre më të madhe të forcës. Përshtatja, deri improvizimi, kanë mundësuar që të tejkalohen sfida mjaft të rënda, të brendshme e të jashtme, ideologjike, sociale, teknologjike, ushtarake, mjedisore – pa një vizion strategjik të vërtetë, por më shumë me një aftësi të çuditshme axhustimi taktik.
Megjithatë, pikërishr kujtesa e shkurtër e demokracive – mungesa e planifikimit afatgjatë të tyre – në mënyrë pothuajse të pamungueshme ka çuar në kryerjen akoma e gabimeve të ngjashme. Megjithatë, nëse është kështu, pason që krizat e sistemeve demokratike nuk janë vërtet momente kthese pa kthim (përveçse në raste të rralla kolapsi dhe tranzicioni drejt sistemesh të tjera qeverisjeje); janë në fakt kulme tensionesh pas të cilave kthehet në “business as usual”, me ndonjë korrigjues.
Këtë interpretim, që Runciman e ka artikuluar më mirë se të tjerët, është ndriçues për një seri dilemash që po prekin shumë vende perëndimore gjatë viteve të fundit: për shembull, kalimi i shpejtë nga euforia e periudhës 1989 – 1991 (rënia e Murit të Berlinit, e Perdes së Hekurt dhe e vetë Bashkimit Sovjetik), që ka sjellë me vete projektin ambicioz e zgjerimit në Lindje si të NATO-s, ashtu edhe të Bashkimit Europian, dyshimet ekzistenciale lidhur me vetë ekzistencën e Aleancës Atlantike e të Bashkimit Europian. Me fjalë të tjera, kemi ka kaluar nga “fundi i historisë” në fundin e besimit tek historia dhe tek e ardhmja e Perëndimit? Një pikëpyetje e dytë që mbizotëron debatin demokratik është lidhur me teknologjitë dixhitale gëluese dhe me efektet sociale të tyre: është e mundur që një krijim procesesh novatore në ekonomitë më të mira të tregut të rrezikojë tani të gërryejë themelet e liberalizmit? Domethënë, është oportune që të pyetet nëse demokracie mund të vritet apo jo nga një tepri lidhjeje.

Në të dyja rastet – reagimi ndaj fundit të botës “bipolare” dhe dixhitalizimi i përshpejtuar i shoqërive – shikimi nga demokracia moderne si ndaj një eksperimenti të vazhdueshëm mundëson që të mos keqkuptohen momentet e vështirësisë: janë shprehje ndryshimi që prodhojnë rreziqe, por edhe mundësi, si edhe dëme, por edhe avantazhe. Nga ana tjetër, Samuel Huntington kishte vërejtur qysh nga fillimi i viteve ’90 se progresi eventual në adoptimin e sistemeve demokratike – megjithëse i vështirë dhe i ngadaltë – verifikohet ndoshta në formë “valësh”. Kështu, nuk duhet ngatërruar e dhëna afatshkurtër (vite dhe cikle elektorale) me një tendence afatmesme (dekada) apo afatgjata. Batica ngrihet dhe ulet, por evolucioni i demokracisë nuk ndjek domosdoshmërisht ecuri lineare – ciklike ose, në rastin më të mirë, spirale (për të cilën një progres i lehtë ekziston vërtet, por kalon nëpër pengesa dhe regrese të përkohshme). Ajo që vlen në nivel botëror për përhapjen e mundshme e regjimeve demokratike vlen edhe në nivel të brendshëm për efikasitetin dhe legjitimitetin më të madh apo më të vogël të zgjedhjeve të bëra nga shoqëri të qeverisura demokratikisht.
Demokracitë liberale janë në fakt mjaft fleksibël në gjetjen e zgjidhjeve pragmatike ndaj problemeve të reja, pasi inkurajojnë eksperimentimin dhe deri një konfuzion të caktuar krijues. Siç ka nënvizuar për shembull Benjamin Barber, duke reflektuar mbi raportin midis rreziqeve (përkeqësimit, lëkundjes së opinionit publik) dhe avantazheve (vetëkorrigjimit): “Demokracia e korruptuar e çon opinionin e masave drejt narcisizmit dhe interesit vetjak. Demokracia e aktualizuar dhe legjitime ofron një politikë shprese kundër politikës së frikës të demokracisë së korruptuar” (“Cool Cities. Urban Sovereignty and the Fix for Global Ëarming”, 2017, fq.8). Këto dy pulsione – korrupsioni dhe legjitimiteti – janë në dialektikë konstante dhe nuk duhet as të idealizohet “urtësia e masave”, thuajse qytetarët të dinin më mirë se udhëheqësit e tyre: siç kishte evidentuar tashmë Joseph Schumpeter, realiteti ka mundësi që të jetë që as lideri, as votuesit e zakonshëm nuk e kanë në mendje një skemë veprimi të qartë dhe plotësisht racionale, por konkurrenca demokratike për konsensusin bën megjithatë që të shfaqen hipoteza të reja për tentativa. Me fjalë të tjera, demokracitë nuk kanë asnjë avantazh të krahasuar të lindur në termat e zgjidhjes së problemeve, por vetë natyra e tyre i çon që të bëjnë më shumë tentativa në kërkimin e zgjidhjeve të mundshme. Duke pranuar për definicion mundësinë permanente të dështimit taktik, ashtu siç ndodh natyrshëm në rastin e humbjeve elektorale, protagonistët e konkurrencës demokratike krijojnë hapësirë për evolucionin. Dhe shpesh e bëjnë në mënyrë të pavullnetshme.

Është një koncept që mund të shprehet në terma “elastike”, nëqoftëse ripërshkuhet në histori alternimi i teprisë së entuziazmit, nënshtrimit dhe më pas teprisë së zhgënjimit dhe frikës nga e ardhmja: një cikël demokratik që nuk ezaurohet kurrë, megjithatë lejon gjithmonë që të nxirret ndonjë zgjidhje pragmatike dhe e përkohshme. Dhe pikërisht në këtë kërkim zgjidhjesh të tolerueshme, megjithëse dukshëm jo të përsosura, shpesh vjen në ndihmë ekonomia e tregut, që në fakt e quajmë nga njëherë “treg i lirë”. Dinamikat e tregjeve janë të karakterizuara strukturalisht nga dështime afatshkurtëra (dështimi i kompanive të veçanta, deri dhe i sektorëve të tërë), nga volatilitet sidomos financiar (i përshpejtuar pastaj nga dixhitalizimi i financës), por edhe nga i ashtuquajturi “shkatërrim krijues” dhe nga aftësia për t’u rinovuar, duke krijuar deri sektorë prodhimi dhe konsumi që nuk ekzistonin më parë. Ekziston një ngjashmëri e madhe me mekanizmat e politikës demokratike dhe kjo nuk është aspak e rastësishme, pasi këto mekanizma, në formën e tyre aktuale, janë zhvilluar në mënyrë paralele. Jo pa tensione dhe konflikte, por gjithësesi në çift.
Në mënyrë tejet të sintetizuar, kritikat më të zakonshme ndaj sistemeve demokratike ia nënvlerësojnë elasticitetin dhe transformimin e vazhduershëm, sidomos po të kihet parasysh ndërveprimi i tyre i ngushtë me liberalizimin dhe me tregun e lirë.
Por ka edhe një objeksion tjetër serioz që shpesh u bëhet demokracive liberale: ato janë bërë të paafta që të vlerësojnë dhe të kultivojnë meritën, ekselencën dhe efikasitetin, duke rezultuar se u mungojnë aftësi vendimmarrëse në një botë gjithnjë e më komplekse. Teza niset shpesh nga konstatimi i përparimeve shumë të shpejta të realizuara nga disa vende të Azisë Lindore në fushën ekonomike e sociale, pikërisht falë një disipline shumë të fortë meritokratike – administrative më parë akoma sesa politike. Për shembull, një autor si Parag Khanna ka nënvizuar gjithmonë një gabim analitik shumë të përhapur në Perëndim, sipas të cilit ngatërrohet politika (demokratike) me aftësinë për të qeverisur; natyrisht, në funksion të efikasitetit, është kjo e dyta ajo që bën diferencën (“Technocracy in America: Rise of the Info-State”, 2017).

Në thelb, Khanna këshillon që të synohet gjithçka mbi një meritokraci “teknokratike” për të menaxhuar kompleksitetin, konkurrencën dhe ndryshimin e përshpejtuar, duke shfrytëzuar më mirë potencialin novator dhe prodhues të kapitalizmit të tregut. Me fjalë të tjera, as politika demokratike nuk duhet të bëhet pengesë në rrugën e efikasitetit vendimmarrës dhe ekonomik, e të ashtuquajturit “info – shtet” të përshtatur që të lulëzojë në shekullin e XXI-të.
Por, në përgjigje të kësaj teze, duhet nënvizuar se efikasiteti teknokratik sigurisht që nuk është i lidhur në mënyrë specifike me sistemet autorkratike apo me demokracitë iliberale (megjithëse nuk është i lidhur as me demokracitë liberale): është një lloj resursi transversal, i mirë për të gjitha sezonet dhe i pajtueshëm me sistemet e ndryshme politike. Veç kësaj, mekanizmat e tregut janë sigurisht stimujt e mëdha ndaj përparimit, por është e mirënjohur se difektet apo teprimet e ndryshme të kapitalizmit mund të korrigjohen me rezultate të mira pikërisht nga ndërhyrja e politikës dhe, siç është parë, politika e favorizon eksperimentimin.
Domethënë, vetë idhtarët e teknokracisë, megjithëse të irrituar nga defektet e demokracisë liberale, e kuptojnë nevojën për ta “shpëtuar” sistemin, në vend që ta shkatërrojnë; kërkojnë korrigjues më shumë sesa zëvendësues. Për këtë ekziston edhe një arësye e mirë: alternativat ndaj demokracive liberale të tregut nuk janë shumë tërheqëse. Nëqoftëse kërkohet një cilësi e përgjithshme më e mirë e jetës dhe një perspektivë e mirë e zgjedhjes së lirë për fëmijët (si ajo që kinezët e pasur dërgojnë për të studiuar jashtë vendit), konvenion që të rriskohet mbi difektet e shumta të demokracive moderne. Në pritje të krizës së ardhshme.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Exit mobile version