Sinjale pozitive për një koalicion të mundëshëm me Lëvizjen Vetëvendosje ka dhënë kreu i Nismës Social Demokrate Fatmir Limaj.
Partia e Limajt që kishte hyrë në garë në koalicion me Ramush Haradinajn, ka fituar tre vende në Kuvendin e Kosovës nga 8 deputet sa kanë fituar gjithsej AAK dhe Nisma në këto zgjedhje. Në emisionin Debat Plus ka bërë të ditur se nuk ka vija të kuqe për Vetëvendosjen.
Por ishte i menjehershëm reagimi në Facebook i partnerit të koalicionit Ramush Haradinaj. Sipas tij Kurti është “e keqja”.
Ndonëse nga VV-ja zyrtarisht nuk ka ndonjë deklaratë për këtë cështje, eksponentë të kësaj partie e mirëpresin një koalicon të tillë.
Sipas rezultateve të deritanishme do të ketë 47 deputetë, PDK-ja 25, LDK-ja 20 deputetë, AAK dhe Nisma 8 deputetë.
Derisa numërimi i votave për kandidatët për deputet është drejt fundit, për të vazhduar më pas me numërimin e votave të diasporës, atyre me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta.