Huatë me probleme kanë shënuar një tjetër rritje në muajin prill, duke u ngjitur sërish në nivelin e 20%, sipas statistikave të publikuara nga Shoqata e Bankave. Në mars, ky tregues ishte 19.3%, ndërsa në dhjetor 2015 kishte zbritur në 18.2%, si rrjedhojë e një procesi të fshirjes së huave nga bilancet e bankave që kishim më shumë se 3 vjet që nuk ktheheshin.
Pavarësisht se sistemi bankar fshiu rreth 23 miliardë lekë hua të humbura në vitin 2015 (sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë), kredi të tjera kanë kaluar në këtë kategori (huatë klasifikohen në të humbura kur vonesa e pagesës së principalit ose e interesave i kalon 365 ditë). Në prill, kjo kategori është rritur me 2.7 miliardë lekë, apo rreth 3%, sipas statistikave të Shoqatës së Bankave, duke dhënë ndikimin kryesor në përkeqësimin e treguesit të kredive me probleme. Një pjesë e huave të dyshimta (181 deri në 365 ditë vonesë) kanë kaluar në prill si hua të humbura.
Në total, huatë e humbura, që nuk ka shumë shpresë të rikuperohen nga bankat ishin 60 miliardë lekë (430 milionë euro), apo 10.3% e totalit të stokut të kredisë të dhënë për bizneset e individët. Në dhjetor 2015, niveli i kredive të humbura ndaj totalit zbriti në 9.8%.
Në një tjetër tregues se huaja me probleme mund të vazhdojë të rritet edhe më tej, huatë standard, ato të mirat fare, deri në 30 ditë vonesë, janë ulur ndjeshëm në prill, çka nënkupton që një pjesë e kredimarrësve kanë filluar të vonojnë këstet edhe më shumë se një muaj. Gjithsesi, nga 30 deri në 90 ditë, huatë kalojnë në ndjekje, por nuk kategorizohen ende si të këqija.
Në fund të vitit të kaluar, ndonëse treguesi në total i kredisë me probleme po ulej, rritja e huave në ndjekje ishte sinjalizuesi i parë se ato të të përkeqësoheshin sërish.
BMI-Fitch nxjerr mashtruese qeverinë për rritjen ekonomike
Në raportin e muajit maj të BMI research, pjesë e grupt të njohur të renditjeve FitchGroup, parashikimi për rritjen ekonomike të Shqipërisë është 3.1%, më i ulët sesa i qeverisë shqiptare, që i ka qëndruar një pritshmërie prej 3.3%. Në 2017-ën dhe 2018-ën, rritja pritet të përshpejtoet në 3.6%.
Raporti thekson se, nuk pritet që Banka e Shqipërisë të ulë më tepër normat e interesit në vitin 2016, pavarësisht inflacionit të ndrydhur. BMI thekson se qëndrimi i BSH-së do të rregullojë pjesërisht me strukturat joefikase të ekonomisë shqiptare.
“Ne presim që norma bazë e interesit të mbetet në nivelin e tanishëm deri në janar 2017 para se gradualisht lëviz deri në anën e pasme të përmirësuar shpenzimet e konsumatorëve dhe një shërim në kreditë bankare”, thuhet në raportin e BMI.
Bankat kanë lehtësuar standardet e kreditimit të aplikuara për familjet në muajt e fundit dhe normat e ulëta të interesit pritet të nxisin kërkesën për kredi për familjet.
Sa i përket parashikimeve, raporti thotë: “Ne kemi rishikuar me ulje parashikimet tona për inflacionin në 2016 dhe 2017, teksa çmimet e naftës mbeten pengesat kryesore për rritjen e çmimeve gjatë tremujorëve të ardhshëm. Ndërsa më parë u parashikua që inflacioni të arrijë 3.1% dhe 3.3% përkatësisht në vitin 2016 dhe 2017, ne tani besojmë se indeksi i çmimeve të konsumit (CPI) do të jetë mesatarisht 2.5% në 2016 dhe 3.1% në vitin 2017”.
Bankat kanë fshirë kreditë me probleme, duke filluar nga shtatori. Megjithatë, stoku i mbetur i lartë i kredive me probleme (më shumë se 20.0% të totalit të kredive nga rreth 25.0% më parë) do të kufizojnë disponueshmërinë e kredisë.
BMI thekson në raport se reformat strukturore janë të nevojshme në nivel kombëtar, duke synuar përmirësime të konkurrencës për eksport dhe të mjedisit operativ të vendit.