Kriza te Barça, Bartomeu kërkon mbledhjen për dy shkarkimet

Dështimi në finalen e Kupës së Mbretit kundër Valencias ka tronditur themelet e strukturës sportive të klubit të Barcelonës.

Një magnitudë aq e madhe sa që presidenti i katalanasve Josep Maria Bartomeu ka vendosur të ndërhyjë nëpërmjet organizimit të mbledhjes së parë.

Synimi është për të analizuar në themel krizën ku është zhytur klubi, që pas eliminimit nga Champions League, realizuar me përmbysje nga Liverpool.

Lajmi është konfirmuar nga “Sport.es”, që njofton gjithashtu se tema kryesore është kërkesa e një pjese të konsiderueshme të drejtuesve blaugrana për të shkarkuar në mënyrë të menjëhershme menaxherin e përgjithshëm të klubit, Pep Segura, të cilin Bartomeu vazhdon ta mbrojë.

Një tjetër problem për t’u zgjidhur janë edhe zërat se nga brenda klubit po kërkohet edhe shkarkimi i trajnerit Ernesto Valverde, pavarësisht qëndrimit publik të Bartomeut në ditët e kaluara, apo edhe i vetë Leo Messi, që në konferencën e fundit për mediat konfirmoi mbështetjen e tij për teknikun.

Artikulli paraprakSa hapa duhet të bëjmë në ditë për të gëzuar shëndet të plotë
Artikulli tjetërInteri e bën Conten trajnerin më të paguar në Itali, ja detajet e kontratës