Krizë politike në Spanjë, parlamenti mocion mosbesimi ndaj qeverisë

A guard looks across at Spain's Prime Minister Mariano Rajoy at the Moncloa Palace in Madrid, Spain, Sunday, May 13, 2018. Catalonia's most radical separatists have said they will allow candidate Quim Torra to be elected as the restive Spanish region's new leader on Monday, bringing an end to the Spanish central government's takeover of regional affairs as part of a crackdown after an illegal declaration of independence by Catalonia's regional parliament in October. (AP Photo/Paul White)

Parlamenti spanjoll pritet të debatojë mbi një mocion mosbesimi kundër qeverisë së kryeministrit Mariano Rajoy të enjten dhe të premten. Lajmi u njoftua me një postim në Twitter nga kryetari i parlamentit.
Votimi mbi mocionin, i thirrur nga partia kryesore e opozitës ajo socialiste, duhet të zhvillohet në fund të debatit ditën e premte. Por votimi mund të shtyhet edhe për të shtunën, sipas një zyrtari të parlamentit.
Socialistët e parashtruan mocionin që kërkon rrëzimin e kryeministrit Rajoy në parlament ditën e premte, një ditë pasi një gjykatë gjobiti partinë e tij atë Popullore, për përfitim nga fonde të paligjshme gjatë një procesi të gjerë gjyqësor lidhur me marrje rryshfetesh.
Gjykata Kombëtare e Spanjës tha të enjten se kishte zbuluar një sistem të gjerë të marrjes së ryshfeteve që u ishin dhënë ish-zyrtarëve të Partisë Popullore në këmbim të kontratave publike fitimprurëse mes viteve 1999-2005.
Gjykata dënoi 29 vetë me burg për një total prej 351 vitesh nën akuzat për korrupsion, përvetësim dhe pastrim parash.

Exit mobile version