“Kroacia me shpatulla pas murit”/ Nga “Gazetta dello Sport” te “Marca” e “The Guardian” çfarë shkruajnë mediat botërore për barazimin e Shqipërisë

Shqipëria siguroi pikën e parë në Euro 2024, duke barazuar 2-2 me Kroacinë në duelin e vlefshëm të Grupit B.

Qazim Laçi dhe Klaus Gjasula i shënuan golat për kuqezinjtë, ndërsa Andrej Kramaric dhe një autogol i tanëve ishin golat e kroatëve.

Një ndeshje plot emocione ku kuqezinjtë nuk u dorëzuan dhe morën një pikë në një ndeshje që kishte të gjitha. Barazimi i marr nga Shqipëria në fund nuk ka kaluar pa vëmendje në mediat kryesore botërore.

“Festa e Shqipërisë në kohën shtesë”. 2-2 vjen në minutën e 95-të. Kroacia me shpatulla pas murit, duhet vetë fitore ndaj Italisë”, ka shkruar media italiane “Gazetta dello Sport”.

AS spanjolli ka zgjedhur yllin e kroat, Luka Modricin për ta përshkruar gjendjen e Kroacisë: “Modriç është shumë në telashe”.

Edhe “The Guardian” ka shkruar për barazimin e madh të Shqipërisë, duke e nënvizuar Klaus Gjasulan si autor të autogolit dhe golit.

“Çmenduri shqiptare fut në telashe Kroacinë” – është titulli i gjigantit spanjoll Marca.

Gjermanët e “Bild” janë po ashtu të mendimit që kishte çmenduri shqiptare në minutat e fundit.

“Shqipëria tronditi Kroacinë me një gol në minutën e 95-të” – ka shkruar mediumi kroat Index.hr.

Exit mobile version