Kroacia shokon Argjentinën!

Argjentina ka pësuar një nga dështimet më të mëdha në Kupën e Botës, teksa është mposhtur 3-0 nga Kroacia dhe tashmë kalimi i grupit ka shumë pikëpyetje.
Kroacia është kualifikuar për në 1/8-t e finaleve të Kupës së Botës 2018, pasi ka mposhtur 3-0 Argjentinën dhe tani “çelestët” rrezikojnë eliminimin e bujshëm.392204 TS 21 06 18 3020440985
Lionel Messi mund ta mbyllë Botërorin në Rusi pas vetëm tre ndeshjesh dhe fajtori kryesor për këtë është portieri Wilfredo Caballero, i cili bëri një gafë që do të mbahet mend gjatë.
Pas pjesës së parë, relativisht të ekuilibruar dhe të mbyllur në barazim 0-0, në minutën e tetë të pjesës së dytë erdhi gafa e 36-vjeçarit, portieri i dytë i Chelsea.
Caballero tentoi të pasonte te Mercado, por pasimi i tij ishte skandaloz dhe topi përfundoi te këmbët e Ante Rebic, i cili e ndëshkoi me një goditje saktë që përfundoi në rrjetë.
Jorge Sampaoli tentoi të ndreqte situatën me aktivizimet e Higuain dhe Dybala, por Argjentina nuk pati forcën e duhur dhe tani nuk e ka më fatin në duart e saj.
Dhjetë minuta para fundit, Luka Modric mbylli llogaritë me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zone. Goli i dytë në këtë Botëror për mesfushorin e Real Madrid i jep Kroacisë biletën për në raundin e ardhshëm.

Ndërkohë, në kohën shtesë Argjentina kaloi nga shiu në breshër kur Ivan Rakitic realizoi golin e tretë për kroatët, me portën e boshatisur. Vetëm lot për Leo Messi, pasi tani duhet t’i lutet Zotit që mos eliminohet që në fazën me grupe të “Rusi 2018”.
Portierët vazhdojnë të jenë protagonistë në ndeshje të rëndësishme, por jo për mirë. Gafat, tashmë të famshme, të Karius në finalen e Champions League, janë pasuar nga ato të David de Gea në ndeshjen kundër Spanjës dhe të Willy Caballero, portieri i Argjentinës që i ka dhuruar golin e avantazhit Kroacisë.
Përgjegjësia kryesore mbi ecurinë negative të ekipit bie veçanërisht mbi trajnerin Jorge Sampaoli, duke parë se skuadra e tij nuk ka një identitet të qartë në fushën e lojës dhe lojtarët bardhekaltër janë dukur pa ide kundër kroatëve.
Por, përveç humbjes së pësuar nga Argjentina në fushën e lojës, ka qenë veshja e zgjedhur nga trajneri ajo që ka tërhequr vëmendjen e botës së internetit që, siç dihet, nuk të fal në rastet e tilla. Stili i Sampaoli-t ka lënë shumë për të dëshiruar, ashtu si loja e skuadrës së tij.

Exit mobile version