Kroacia do të zbatojë një sërë masash për reformën e taksave që prej janarit të 2019-s në një përpjekje për të rritur ekonominë e saj. E kundërta e asaj që ndodh në Shqipëri, ku taksat rriten për qytetarët nga Rama dhe ndahen mes oligarkëve të koncesioneve dhe tenderave.
Udhëzimet e Politikave Ekonomike dhe Fiskale për 2019-2021 u prezantuan nga ministri i Financave, Zdravko Maric, në sesionin e fundit të qeverisë kroate përpara mbylljes së periudhës së verës.
Sipas udhëzimeve, shkalla e tatimit mbi të ardhurat për punonjësit që fitojnë më shumë se 17,500 kuna (2,700 dollarë amerikanë) në muaj do të reduktohet nga 36% në 24%, ndërsa njerëzit që fitojnë mbi 30,000 kuna (4,700 dollarë amerikanë) në muaj do të zbatohet një normë tatimi prej 36%.
Ndërkohë TVSH-ja do të reduktohet nga 25 deri në 13% për produkte të tilla si mishi i freskët, peshku, frutat, perimet dhe pelenat për bebet, ndërsa kontributi për të gjithë punonjësit që dëmtohen në vendin e punës do të hiqet.
Investitorët do të kenë gjithashtu shumë përfitime nga reforma e taksave në sistemin e pagesave dhe qeveria kroate parashikon se do të lehtësojë biznesin për shumë kompani të huaja në Kroaci.
Sipas qeverisë kroate, të ardhurat e buxhetit të shtetit për 2019 do të arrijnë në 134.2 miliardë dollarë, ndërsa shpenzimet pritet të arrijnë në 139 miliardë kuna (21.8 miliardë dollarë amerikanë).
Ministri i Financave tha se qeveria pritet që PBB-ja të shkojë në 2.8% gjatë këtij viti, në 2.7% gjatë 2019 dhe në 2.5% gjatë 2020 dhe 2021.
Me raportin e parashikuar të borxhit publik ndaj PBB-së që qëndron në mbi 70% gjatë këtij viti, vendi i Europës Juglindore mund të ketë nevojë për disa vite të tjera para se të plotësojë një nga kualifikimet më të rëndësishme për miratimin e euros.
Paketa e masave për këto reforma do të jetë e hapur për opinionin publik për dy deri në tre javë në mes të gushtit dhe pritet të hyjë në fuqi më 1 janar të vitit të ardhshëm, përfundoi Ministri.