Kroatët, luanët e vërtetë të Botërorit!

Kroatet bejne historine dhe shkojne ne finalen e Boterorit duke u konfirmuar si luanet e vertete te ketij kampionati qe kualifikohen pas tre ndeshjeve me shtese. Kroacia është finalisti i dytë i Kampionatit Botëror. Skuadra nga Ballkani është treguar më e fortë se Anglia duke e mposhtur me rezultat 2-1 pas vazhdimeve dhe në këtë mënyrë, ekipi aktual e ka shkruar emrin në librat e historisë.
Rezultati i kësaj sfide u zhbllokua shumë herët. Që në minutat e para u bë një ndërhyrje në afërsi të zonës së kroatëve dhe u akordua gjuajtje e lirë për anglezët.
Përgjegjësinë e mori Kieran Trippier, i cili u tregua fantastik për ta mposhtur Danijel Subasicin (5′).
Minutat e para të ndeshjes u takuan Tre Luanëve, të cilët ishin shumë të rrezikshëm. Me lojën e tyre të shpejtë dhe dinamike, anglezët arrinin shumë shpejtë në zonën kundërshtare.
Ndërkohë që kroatët e kishin të vështirë ta zhvillonin lojën e tyre në gjysmën e parë të kësaj gjysmëfinaleje.
Tjetër lojë zhvilloi skuadra ballkanike në gjysmën e dytë. Ata luanin me posedim të topit dhe krijim të aksioneve duke rrezikuar vazhdimisht portën kundërshtare.
Dhe pas një aksioni të organizuar mirë, Sime Vrsaljko harkoi në zonë, ndërsa Ivan Perisic shënoi me kokë (68′).
Menjëherë pas, Kroacia e pati një tjetër rast fantastik për të kaluar në epërsi, mirëpo nuk u shfrytëzua. Ishte pikërisht një lëvizje e mrekullueshme nga Perisic, mirëpo topi e goditi vetëm shtyllën.
Të dyja skuadrat ishin të rrezikshme në minutat në vazhdim të lojës, por më afër golit ishin kroatët. Sidoqoftë, koha e rregullt përfundoi me rezultat të barabartë dhe ndeshja shkoi në vazhdime.
Rastet nuk munguan në pjesën e parë të vazhdimeve nga të dyja palët, sidomos nga kroatët, mirëpo nuk pati ndryshim rezultati.

Presidentja Kroate luan në Bruksel
Në gjysmën e dytë të vazhdimeve, Kroacia e përmbysi rezultatin. Ivan Perisic e dërgoi një top me kokë në zonë, ndërsa Mario Mandzukic, edhe pse i lënduar, reagoi për ta mposhtur portierin anglez (109′).
Kroacia në finalen e 15 korrikut do të luajë kundër Francës, ndërsa Anglia do ta zhvillojë ndeshjen për vendin e tretë kundër Belgjikës (më 14 korrik).
Presidenti kroate, Kolinda Grabar-Kitarovic shfrytëzoi takimin e NATO-s në Bruksel për t’iu dhuruar liderëve botërorë fanellën e ekipit të vetë kombëtar.
Presidenti i SHBA, Donald Trump nuk mund të fshehte kënaqësinë me rastin e marrjes së dhuratës.
Duke gjykuar nga fotot e presidentit amerikan, duket se u nda i lumtur me këtë rast, me ç’rast i dhuroi edhe një buzëqeshje të parës së shtetit kroat.
Por, Kitarovic nuk u ndal me kaq pasi që një të tillë i dhuroi edhe kryeministres britanike, Theresa May, e cila e pranoi me një buzëqeshja të thartë.
Kolinda, që ka ndjekur dy ndeshjet e mëparshme të Kroacisë në Kupën e Botës në futboll, nuk do të jetë në gjendje të shikojë ndeshjen gjysmëfinale sonte, sepse do të jetë në një darkë pune me përfaqësues të anëtarëve të NATO-s.
Theksojmë se Kroacia do të takohet sonte në Luzhniki Stadium me kombëtaren e Anglisë në kuadër të gjysmëfinales së botërorit.
Ndryshe, Franca është finalisti i parë i garës më prestigjioze botërore për kombëtaret pasi që mbrëmë eliminoi Belgjikën.

Exit mobile version