Kroos: Zidane ka fituar më shumë se mjaftueshëm me Realin

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos, mbrojti Zinedine Zidane, duke treguar për këtë trofetë e fituar nën drejtimin e trajnerit francez. Zidane është “nën zjarr” pas zhgënjimeve të Real Madridit në La Liga, këtë sezon, me skuadrën e tij të mbetur 17 pikë prapa liderëve dhe rivalëve të Barcelonës. Një fitore 3-1 ndaj PSG-së në ndeshjen e parë të 1/8 finale të Ligës së Kampionëve është jo aq e mjaftueshme për të lehtësuar presionin ndaj francezit. Por Kroos hodhi poshtë çdo kritikë ndaj Zidane, i cili e ka çuar Real Madridin në marrjen e tetë trofeve që nga marrja e drejtimit në fillim të vitit 2016. “Në një ekip si Real Madridi, argumentet gjithmonë lindin kur gjërat nuk shkojnë mirë, tha Kroos, nëpërmjet ‘Marca’. Zidane ka fituar tetë tituj në dy vjet, kjo është mëse e mjaftueshme”. Një dopietë e Cristiano Ronaldos ndihmoi Real Madridin në fitoren e parë ndaj PSG-së, duke i vënë të tijtë në udhën e çerekfinales. Kroos foli për rëndësinë e Ligës së Kampionëve, një garë që gjigantët e La Liga-s kanë fituar dy sezonet e fundit. “Kemi kaluar një fazë të vështirë, por në javët e fundit kemi ngritur nivelin tonë dhe jam i bindur se do të jemi shumë të suksesshëm, duke shkuar përpara, shtoi ai. Kjo fitore është shumë e rëndësishme, sepse Liga e Kampionëve është e vetmja garë, që mund të fitojmë tani. Ne jemi Real Madridi, kështu që do të jemi gjithmonë aty”.

Artikulli paraprakRonaldo ka shënuar më shumë se 463 ekipe
Artikulli tjetërDeri në vitin 2006 vetëm Britania mbështeste Pavarësinë për Kosovën në Europë