Prej një muaji qyteti i Krujës është pa ujë. Qytetarët kanë javë që krëkojnë ndërhyrjen e institucioneve, por askush nuk reagon. Vetëm pak vite më parë kreu I qeverisë inauguroi në kët qytet ujësjellësin e ri.
U shpenzuan plot 5 milionë euro jo që Kruja të ketë ujë, por që Kruja të mos ketë ujë. Ku kanë shkuar ato para ndërkohë që qytetarët e Krujës vuajnë mungesën e ujit të pijshëm?
Deputetja e zgjedhur e PD në Krujë, Merita Bakiu ka kërkuar sot ndërhyrjen urgjente të Bashkisë ss Krujës dhe të Ujsjellësit për të furnizuar Krujën me ujë. Ajo ka kërkuar nxjerrjen e përgjegjësve për të gjithë ata që kanë lënë qytetarët pa ujë.
“Sot dorëzova kërkesën urgjente pranë Bashkisë Krujë për zgjidhjen e problemit të furnizimit me ujë të qytetit te Krujës. Kam afro një muaj që kete shqetësim ia kam ngritur disa herë drejtorit te ujësjellësit dhe Kryetarit të Bashkisë Krujë.
Asnje masë e marrë nga ana e tyre. Kryetari gjate fushates premtoi 24 ore ujë,unë po i kerkoj minimalisht vetëm 2 orë ujë cdo dite .Do vazhdoj të insistoj deri në zgjidhjen e problemit tonë të përbashkët”, shprehet deputetja e zgjedhur, Merita Baku në reagimin në rrjetet sociale.