Krybashkiaku i Ramës i dënuar në Greqi, a do t’ia heqë mandatin KQZ? Nesër vendimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vendosë ditën e nesërme për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj, i cili pas verifikimeve të prokurorisë rezultoi i dënuar në Greqi me 3 vite burg.

KQZ ka njoftuar se mbledhja do të zhvillohet këtë të mërkurë në orën 11:00 të paradites.

Në rendin e ditës përveç shqyrtimit të rezultatit të Prokurorisë për Qerimajn, KQZ do të vendosë edhe për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e PS, Alketa Kiço Basho.

Njoftimi

Komisioneri Shteteror i Zgjedhjeve zhvillon seance publike diten e Merkure, date 30.06.2021, ne oren 11:00 me kete rend dite: Projektvendim “Për plotësimin e vakancës në këshillin e bashkisë Dropull, me kandidatin nga lista shumemërore e Partisë Socialiste e Shqipërisë, zj. Alketa Kiço Basho”;

Projektvendim “Për shqyrtimin e rezultatit të verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për subjektin vetëdeklarues z. Qerim Ismail Ismailaj, kryetar i bashkisë Mallakastër, qarku Fier, në zbatim të ligjit nr. 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Artikulli paraprakZjarr në Burgun ei Peqinit, flakët rrezikojnë sektorin e sigurisë së lartë
Artikulli tjetërFaqja e pare