Krybashkiaku i Ramës në Tropojë emëron kryeplak një të dënuar për vrasje (Dokumenti)

Një skandal ka ndodhur së fundi në Bashkinë e Tropojës, ku kryetari Rexhë Byberi ka emëruar si kryeplak në njësinë administrative Lekbibaj, një person me precedent të theksuar penal.

Bëhet fjalë për shtetasin Ndoc Aliaj, i cili ka kryer një dënim me 20 vite burg për vrasje të kryer me dashje.

Emërimi i tij në pozicionin e kryeplakut është kryer në Nëntorin e 2019-tës, pak muaj pasi Byberi ka marrë detyrën e kryebashkiakut, në zgjedhjet pa garë të 30 Qershorit.

Siç shihet dhe në fotot e mëposhtme të siguruara nga Faxëeb.al, Aliaj ka vuajtur dhe një dënim dy mujor, përveç atij me 20 vite për vrasje me dashje.

dokumente

Artikulli paraprakHumbja dramatike e Barcelonës, Messi konfrontohet me Joao Felix, reagime të ashpra
Artikulli tjetërTërmeti/ Presidentja e KE publikon datën e mbajtjes së konferencës së donatorëve në Tiranë