Kryebashkiakët e opozitës bojkotojnë takimin e Ramës

Kreu i qeverisë Edi Rama ka pasur sot një takim me kryebashkiakët në të gjithë vendin, me fokus kryesor diskutimet për turizmin. Në takimin me Ramën mungonin disa prej të zgjedhurve të PD-së, që sipas Ramës i ishin bindur partisë.
“Më vjen shumë keq që një pjesë e kryetarëve të PD-së nuk janë sot të pranishëm, ndërkohë që po flasim për një temë që është e intersit të përbashkët. Gjendja në Velipojë është vërtet shqtësuese dhe Bashkia e Shkodrës nuk ka menduar as për një lopatë dhe.
Është e papranueshme në një kohë që potenciali i agroturizmit është kaq i madh, dhe ne detyrohemi që të shtyjmë afatet për të dhënë fondet pasi nuk aplikon njeri. Më tregoni një bashki që nuk ka turistë të huaj”, u shpreh Rama.

ramamai

Artikulli paraprakAvokati i pronarëve: Qeveria Rama tenton të bllokojë vendimet për drejtësi të pronës në Strasburg
Artikulli tjetërGjeopolitika e Turqisë