Kryebashkiaku i Lushnjës, Fatos Tushe mësohet se është nisur drejt Tiranës për një mjekim më të specializuar, pas trajtimit të parë në spitalin e Lushnjës.
Ai mbeti i plagosur pas një atentati që iu mëngjesin e sotëm brenda zyrës së tij nga ish-shoferi i tij Gëzim Saraçi, i cili është në kërkim nga uniformat blu.
Kryabashkiaku Tushe ka marrë dëmtime në shpatull dhe në këmbë bëjnë me dije burime nga spitali rajonal. Ndërkohë që ai është nisur drejt Tiranës, sekretarja e tij, Erisa Qalliu që ka marrë gjithashtu plagë të rënda nga shpëthimi ndodhet ende nën trajtim mjekësor në Lushnje.
Gjendja shëndetesore e sekretares cilësohet e rëndë, por thuhet se është jashtë rrezikut për jetën.
NJOFTIMI I POLCISE
Sot, rreth orës 09:00, në zyrën e Kryetarit të Bashkisë Lushnjë, dyshohet se është hedhur një granatë dore dhe për pasojë është dëmtuar Kryetari i Bashkisë shtetasi F. T. dhe sekretarja e Bashkisë, shtetasja E. Q., të cilët ndodhen në spitalin e Lushnjës, nën kujdesin e mjekëve.
Nga veprimet e para hetimore dyshohet se autor i kësaj ngjarjeje është ish-shoferi i Kryetarit të Bashkisë, shtetasi G. S., i cili pasi ka hedhur granatën është larguar menjëherë nga ambientet e Bashkisë Lushnjë.
Forca të shumta policie të Komisariatit të Policisë Lushnjë, të DVP Fier, Renea e FNSH e Fierit po krehin zonën, me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorit.
Grupi i posaçëm hetimor, me Specialistë nga Departamenti i Policise Kriminale ne Policine e Shtetit dhe DVP Fier, nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.