Kryebashkiaku i Ramës dërgohet për gjykim nga SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, më datë 7 shtator 2021, ka regjistruar procedimin penal me Nr.236/2021, në ngarkim të shtetasit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, si i dyshuar për veprën penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’ të parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Në kuadër të këtij procedimi penal janë kryer një sërë veprimesh hetimore dhe në përfundim është konkluduar se shtetasi Qerim Ismailaj, ka konsumuar elementët e veprës penale të parashikuar nga neni 190, paragrafi i parë i Kodit Penal, e për rrjedhojë, i është komunikuar akuza, është marrë me cilësinë e të pandehurit dhe janë përfunduar hetimet.

Sot me datë 1 nëntor 2021 nga Prokuroria e Posaçme është dërguar kërkesa për gjykimin e çështjes pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, në ngarkim të të pandehurit Qerim Ismailaj, me funksion Kryetar i Bashkisë Mallakastër, për kryerjen e veprës penale ‘Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve’ të parashikuar nga neni 190 paragrafi i parë i Kodit Penal.

Artikulli paraprak“Kushtetuta është një për të gjithë”, Enkelejd Alibeaj: PS e njëanshme!
Artikulli tjetërBardhi: Marrja si i pandehur i uzurpuesit të Bashkisë është një akt i mirëpritur drejt pastrimit të politikës