Një shumë prej rreth 60 milion lekë planifikon të shpenzojë Bashkia e Librazhdit, e drejtuar nga Kastriot Gurra, për blerjen e dy automjeteve.
Tenderi është shpallur së fundmi me fond limit 5,850,000 Lekë. Objekti i kontratës është “Blerje mjeti tip fuoristradë 4×4 për administratën e Bashkisë Librazhd dhe automjet fouristradë 4×4 për Agjencinë e Pyjeve dhe Kullotave”. Afati i fundit për dorëzimin e oferave nga të interesuarit është data 28 Qershor 2021.
Nga dokumentet e tenderit rezulton se mjeti i destinuar për bashkinë do të jetë më “cool” se ai për Agjencinë e Pyjeve dhe Kullotave.
Më konkretisht, për administratën e Bashkisë kërkohet një fuoristradë 4×4, me vit prodhimi “2012 e lart”. Kilometrat maksimale duhet të jenë 133 000 dhe fuqia motorike 250-300 KW – një zgjedhje aspak ekonomike.
Nga ana tjetër, për automjetin që është i destinuar për agjencinë e pyjeve, kërkesat janë më modeste. Pranohet një fuoristradë me karroceri, me kamio manuale e vit prodhimi nga 2007-a dhe ekonomike: që të harxhojë 7.5 deri në 8 L për 100 km. Në këtë rast nuk ka kërkesa për sedilje lëkure, sensorë shiu , kamera, etj…
Duke parë specifikimet, pjesa dërrmuese e fondit, pritet të shkojë për automjetin e bashkisë.
/BoldNews.al/