Kryebashkiaku i Ramës në Librazhd nuk pyet për ligj dhe për KQZ, mbulon fasadën e bashkisë me posterin e PS

Partia Demokratikë në Librazhd ka bërë një kallëzim më 14 Prill për bashkinë e qytetit lidhur me vendosjen e posterave me përmbajtje elektorale në ambiente publike.

Bashkia në fjalë ka vendosur një poster të Partisë Socialiste në murin e godinës, ndërkohë që sipas Kodit Zgjedhor, afishimi i materialeve propagandistike në kohë zgjedhjesh duhet të bëhet në një largësi prej deri 5 metrash nga zyra zgjedhore e subjekteve politike.

“Në vijim të kallëzimit të paraqitur nga Dega Librazhd e Partisë Demokratike, më 14 Prill, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve konstatoi se Bashkia Librazhd dhe kryetari i saj, Kastriot Gurra kanë shkelur nenin 78 të Kodit Zgjedhor dhe nenin 3 të Udhëzimit Nr. 6/2021 “Për përdorimin e materialeve propagandistike e edukuese dhe rregullat për afishimin e tyre gjatë fushatës zgjedhore”.

Prandaj, KQZ urdhëroi që kryetari i Bashkisë Librazhd të heqë menjëherë posterin elektoral të Partisë Socialiste nga fasada e bashkisë.

Por, zyrtarët ende nuk kanë kryer veprimet e duhura në zbatim të ligjit. Fatkeqësisht, këta besojnë se janë mbi ligjin dhe dukshëm po veprojnë në mënyrë të tillë. Në fasadën e bashkisë vazhdon të qëndrojë i afishuar posteri i paligjshëm i Partisë Socialiste në shkelje flagrante të vendimit të KQZ-së.

E filluan me paligjshmëri dhe duan ta mbyllin me paligjshmëri. Shkelin ligje, vendime, udhëzime, norma e rregulla. Megjithatë, asgjë nuk i shpëton nga humbja e sigurtë që i pret pas 8 ditësh”, shkruan në një postimë në rrjetet socialie kandidati i PD, Lefter Gështenja.

Agim BLLOSHMI

22 6

Exit mobile version