Kryebashkiaku i Ramës paditet në Prokurori

Kryebashkiaku monist i Memaliajt, Gjolek Gjuci është kallzuar penalisht në Prokurori për shpërdorim detyre.

Burime bëjnë me dije se, janë “materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Gjolek Guci, banues në Memaliaj, me detyrë Kryetar i Bashkisë Memaliaj, sepse ka bërë kallzim shtetasi Luan Bino, banues në Tiranë, se ka kryer shpërdorim detyre duke hapur rrugën e fshatit Luftinjë në pronën e tij, pa bërë vlerësimin dhe kompensimin përkatës”.

Gjuci u zgjodh në krye të Bashkisë së Memaliajt në zgjedhjet e 30 Qershorit, ndërsa është akuzuar më herët dhe nga PD se ka ndryshuar identitetin.

Artikulli paraprakPunëtorët e fasonerisë në protestë: Jemi të rrezikuar nga koronavirusi! Policia bën presion të vazhdojnë punën
Artikulli tjetërIsh-ministrit i vdes vjehrri: E mirëkuptoj plotësisht pamundësinë tuaj për të mos ardhur në varrim