Kreu i degës së PD Pukë, Ferit Ringaj ka bërë publike tentaviën e kryebashkiakut Gjon Gjonaj, për të tjetërsuar për qëllimet e biznesit të tij, godinën e Drejtorisë së Shëndetit Publik. Ringaj ka zbardhur të gjithë skemën e përfshirjes së një zinxhiri të tërë zyrtarësh, që në paligjshmëri të plotë, kanë favorizuar një aferë me përmasa kriminale, duke krijuar kushtet e tjetërsimit pronësor të godinës.
Ringaj ka publikuar kronologjinë e tentativës së kryebashkiakut për tjetërsimin e kësaj godine, duke e faktuar me korrespodencën zyrtare, e cila qartëson trukun prej matrapazi që është përpjekur të përdorë Gjonaj, i cili me çdo kusht e synonte të drejtën pronësore mbi këtë truall të godinës së DSHP.
Sipas kreut të PD Pukë, kryebashkiaku i Ramës ka arritur të sigurojë dhe mbështetjen e Ministrisë së Shëndetësisë, dhe posacërisht të ministres Manastirliu, në finalizimin e gllabërimit të pronës së DSHP, duke dëshmuar se sa larg shkojnë fijet e këtij akti kriminal dhe me sa pasion dhe zell i realizon skenarët e tij në dëm të interesave të qytetarëve kryebashkiaku Gjonaj.
Kreu i PD Pukë, Ringaj pohon se dosja e plotë, do të referohet në SPAK, ku do të jenë të paditur përvec kryebashkiakut Gjonaj, edhe disa zyrtarë të tjerë vendorë që qartazi janë bërë pjesë e kësaj afere, duke mbështeur me truke të ndryshme, qëllimin ogurkeq të kryetarit të bashkisë për tjetërsimin e pronës së godinës së DSHP.
Postimi i kryetarit Ringaj
GODINA QE AKUZON
(Pjesa e pare)
Te nderuar qytetar pukjan, ne vazhdim te komunikimit me Ju, po ju pershkruajme abuzimet me pronat dhe trojet publike ne Bashkine Puke, mekanizem i krijuar dhe i zbatuar nga kryetari aktual i Bashkise Puke, Gjon Gjonaj, ne interesin e tij.
Te gjithe ne banoret e Bashkise Puke, varesisht prej profesioneve dhe pozites qe kemi ne kete komunitet, nuk kemi bere aq sa dhe si duhet per denoncimin publik dhe ligjor te personave te cilet me veprimet dhe mos veprimet e tyre jane pergjegjes per demtimin e qellimshem te godines tre kateshe te ish DSHP Puke.
Braktisja dhe demtimi me dashje i kesaj godine, eshte “merite” e disa zyrtareve te “devotshem”, te gatshem per te luajtur ping pong me fondet dhe pronat publike, me dinjitetin e tyre dhe me prestigjin e zyres publike qe perfaqesojne.
Historia e kesaj prone publike, tashme e demtuar rende nga abuzuesit, ngjan dhe nuk ngjan me simotrat e saj, te sakrifikuara per dy leke, ne interes te personave qe paguhen nga taksapaguesit per ruajtjen e tyre.
Godina e demtuar tre kateshe, e ish Drejtorise se Shendetit Publik Puke, eshte prone e Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Tirane, eshte ndertuar ne vitin 1989, nder te fundit e regjimit njepartiak ne qytetin e Pukes, dhe eshte rikonstruktuar jo nje here gjate periudhes se shfrytezimit ne pas vitet 90.
Ajo ndodhet ngjitur me Hotel Turizmin e Pukes, objekt ne te cilen kryebashkiaku i Pukes, Gjon Gjonaj eshte bashkepronar. Deri kur eshte urdheruar braktisja e saj ne gusht 2018, ndertesa eshte perdorur per sherbime shendetesore, ne funksionin per te cilen ishte ndertuar. Braktisja dhe levizja e personelit eshte shoqeruar me demtimin e rende dhe te qellimshem te objektit.
Jane hequr dyer, dritare dhe çdo aksesor qe i bashkelidhej godines. Ajo prej dy vitesh eshte lene ne meshire te fatit, si pjese e skenarit per demtimin e plote te godines nen veprimin e agjenteve atmosferike. Ne krahasim me objekte te tjera publike te zhdukura pa nam e pa nishan, fal sakrifices me largim nga puna te nje zyrtari dhe rezistences se disa te tjereve, ndertesa na sfidon me “plaget” e marra prej shperdoruesve.
Kronologjia e ngjarjes. Ministria e Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Tirane me shkresen Nr.3716/1 date 14.08.2018, ne pergjigje te shkreses Nr.303 date 07.06.2018 te DSHP Puke, ka urdheruar transferimin e punonjesve qe punonin ne kete godine ne ambjentet e ish Spitalit Infektiv, ne kuader te plotesimit te kerkeses se Bashkise Puke per zbatimin e projektit “Rikualifikimi i Qytetit Puke”, duke urdheruar ne fakt braktisjen e nderteses. Hartuesi i shkreses, Sekretari i Pergjithshem i Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Tirane, z. Arian Kraja, ne mos eshte keshilltari, eshte te pakten ne dijeni te skenarit per prishjen e ketij objekti.
Ai mbeshtetet ne te dhena te rreme te kerkeses se Bashkise Puke, sepse projekti per rehabilitimin e rezervuarit te vogel dhe te shetitores se qytetit per te cilen aludohet, kishte perfunduar para vitit 2018, dhe se ky projekt nuk e atakon askerkund ndertesen e ish DSHP Puke.
Pergjegjesia direkte e Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Tirane, lidhet me faktin se ajo me dashje dhe duke qene ne dijeni te pasojes dhe te perfituesit, ka shmangur kuadrin ligjor te administrimit te aseteve publike, Ligjin Nr.10296 date 08.07.2010 “Per menaxhimin financiar dhe kontrollin” i ndryshuar, Udhezimin Nr.30 date 27.12.2011 “Per menaxhimin e aktiveve ne njesite e sektorit publik” dhe VKM Nr.408 date 13.05.2015 “Per miratimin e rregullores se zhvillimit te territorit” i ndryshuar, duke ju referuar nje VKM inekzistent Nr.153 date 03.04.1993 “Per kalimin e objekteve dhe mjeteve kryesore te ndermarrjeve dhe institucioneve shteterore”. Drejtuesve te ish DSHP-se Puke, duhet t’u njohim meriten sepse nuk kane pranuar te behen pjese e skenarit per braktisjen dhe prishjen e objektit pa shkresa zyrtare, sikurse ka ndodhur ne rastin e shembjes te disa pronave te tjera publike afer Hotel Turizmit Puke.
Ata, kane percjelle kerkesen e Bashkise Puke ne ministri, siç do te vepronte çdo institucion tjeter. Me shkresen e mesiperme, demi u be, objekti u braktis dhe u demtua dhe ne krye te vitit (2019), Bashkia Puke, i kerkon Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Tirane, shembjen e nderteses. Ne pamundesi ligjore dhe praktike, kjo ministri, tashme refuzon te perdoret me tej dhe te marre pergjegjesi direkte per prishjen e objektit ne kundershtim me procedurat ligjore.
Ne pergjigjen e saj me shkresen Nr.4245/1 date 11.09.2019 “Kthim pergjigje shkreses se Bashkise Puke me nr.2007 date 28.08.2019”, i kujton Bashkise Puke, aktet ligjore mbi te cilat mbeshtetet nje veprim i tille administrativ dhe se kompetenca per veprime te tilla i perket Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor Puke, ne vartesi te kesaj ministrie. As me pak dhe as me shume se sa duhet te kishte bere me shkresen e meparshme. Pergjigja nuk mjafton, mbasi ministria ne kushtet kur demtimi i prones publike ka ndodhur, duhet te kishte vijuar punen per vleresimin e demit te pesuar, per dokumentimin dhe kallezimin penal te çeshtjes, per rikuperimin e demeve te shkaktuara prones publike, si dhe duhej te krijonte kushtet per kthimin e punonjesve ne ndertesen e ish DSHP Puke.
Kjo pergjigje gjysmake dhe veteakuzuese, i ka krijuar kushte dhe i ka lene dore te lire, Kryetarit te Bashkise Puke per te tentuar shembjen e objektit me vendim te Keshillit Bashkiak Puke. Ne pjesen e dyte te komunikimit me Ju per kete çeshtje, do tju njohim me te tjere aktor te perfshire ne tentativen per shembjen e godines se ish DSHP Puke.
Mos e mendoni si diçka te thjeshte dhe te lehte, sepse behet fjale per vendime te Keshillit Bashkiak Puke, qe duhet te rrafshojne nje aset publik ne pronesi te Ministrise se Shendetesise dhe Mbrojtjes Sociale Tirane !?. Rruga e vetme eshte falsifikimi i dokumenteve zyrtar dhe kjo ka ndodhur ne te vertete.
Vijojmë hap pas hapi…
DEGA E PARTISE DEMOKRATIKE PUKE
transparencëpërqytetarët