Kryebashkiaku i Kukësit: Zero taksë për “Rrugën e Kombit”, historia e abonesë përrallë e Ramës

Banorët e qarkut të Kukësit nuk duan taksë dhe unë jam në mbështetje të tyre. Kështu deklaroi për Ora Neës nga kryqëzimi i Milotit, kreu i Bashkisë Kukës Bashkim Shehu.
Bashkim Shehu: Ka bashkëpunim deri në momentin që populli nuk e merr situatën në dorë. Unë e kam deklaruar dhe në deklaratën time tek Bashkia, populli i Kukësit nuk do taksë. Unë jam në mbështetje të qytetarëve sepse nga qytetarët zgjidhem dhe nuk mund të marr përsipër asgjë përveç asaj që kërkon populli i Kukësit, qytetarët e Kukësit. Kryeministri paska thënë sot në parlament, kjo është shenjë e mirë që kjo qeveri arrogante ka filuar të veprojë dhe dëgjojë qytetarët sepse në fund të fundit kjo është detyra e Kryeministrit dhe imja si kryetar bashkie. Protesta vazhdon të jetë qytetare dhe ne duhet ti dëgjojmë.
Shehu u shpreh qartë për heqjen e taksës dhe jo reduktim të saj.
Shehu: Kemi kërkuar që në 2016 heqjen e taksës për kuksianët. Unë kam qenë gjithmonë bashkëpunues me institucionet por sot siç e shikoni qytetarët kanë dalë pa dallim.Ne duhet tu përgjigjemi qytetarëve. Zero taksë për qytetarët e Kukësit dhe sa më shumë transparencë, dëgjesa publike, të gjithë këto para janë të taksapaguesve shqiptarë.

Abonenë që Rama jep si alternativë, kryebashkiaku i Kukësit e cilësoi një histori përrallash.
Shehu: Ëshë si përrallë kjo historia, duhet ta kishte menduar më parë. E keni parë që taksa është vjelur për tre ditë rresht nga qytetarët e Kukësit. Ne duhet ti mbështesim edhe qytetarët e Kosovës që të vinë dhe rruga të jetë e përdorshme.
Një koment pati edhe për vendimin e një dite më parë të gjykatës së Kukësit për 23 të arrestuarit.
Shehu: Unë vazhdoj të mbaj qëndrimin që u kam shprehur dhe Ambasadorëve, ne mbështesim vendimet e gjykatës por jemi për hetim të paanshëm. Ka pasur të plagosur mbi 120 qytetarë, nuk ka asnjë raportim nga Ministria e Shëndetësisë. Brenda protesës ka qenë shoqëria civile dhe një këshilli bashkiak pa dallim, partiak. Nuk kemi pse të mos ulemi të dëgjojmë qytetarët.

Exit mobile version