Kryebashkiaku i Lezhës i kërkon publikisht Ramës: Zhblloko financat dhe lejet e ndërtimit!

Kryeministri Rama bashkë me kabinetin gjenden këtë fundjavë në qytetin e Lezhës. Kryeministri theksoi se ka bashkëpunim të mirë me kryetarin e djathtë të bashkisë, Fran Frrokaj i cili ishte i pranishëm në takim, por Frrokaj i është ëprgjigjer menjëherë duke i kërkuar të investojë për Bashkinë e Lezhës ashtu siç bën me bashkitë e majta.

Frrokaj, i kërkoi Kryeministrit të zhbllokojë lejet e ndërtimit. “Kemi tre vite të bllokuar dhe mungesa e lejeve të ndërtimit na ka sjellë edhe bllokim financiar”, tha Frrokaj. Nga ana tjetër, Rama e thumboi për protestën e djeshme të banorëve të Torovicës, duke i thënë “a ke gisht ti?”. Frrokaj u përgjigj se nuk kishte arsye për të bllokuar protestën, pasi ata kërkojnë rikonstruksionin e rrugës. Sakaq, Rama tha se do jenë dy projekte që nisin këtë vit në infrastrukturën e këtij qyteti.

Exit mobile version