Kryetari në detyrë i bashkisë Himarë Jorgo Gora është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit.
Kjo nuk është hera e parë që ai paraqitet në SPAK, ndërkohë që ende nuk është bërë e ditur nëse paraqitet për t’u marrë në pyetje apo dorëzon dokumente.
Gora drejton bashkinë e Himarës, pasi kryetari i zgjedhur Fredi Beleri është i arrestuar nën dyshimin për shit-blerje votash në zgjedhjet lokale të 14 majit.