Kryebashkiaku: Prostitutës i dhashë 30 milionë lireta për mosdenoncim

“Asaj prostitutës i dhashë 30 milionë lireta të mos më denonconte, se që nga burgu unë nxora 90 milionë me të”, kjo thënie, që i atribuohet kryebashkiakut aktual të Divjakës, Fredi Kokoneshit, është shfaqur dje me zë e figurë të citohet nga miku i tij i vjetër Berti Mone. Partia Demokratike ka shfaqur kronikën dhe kryetari i PD-së në Lushnjë, Myslym Murrizi, ka kërkuar nga selia blu dje që Prokuroria të verifikojë vetëdeklarimet e kryebashkiakut të Divjakës. “Shihni dhe dëgjoni çfarë thotë ish-sekretari i Partisë Socialiste të Divjakës, ish-drejtori i ndërmarrjes së plazhit, Berti Mone, pra bashkëpunëtori kryesor i kryetarit të Bashkisë Kokoneshi”, tha Murrizi. Pra, ky mik i Kokoneshit për 32 vjet, bashëpunëtor i tij i afërt, rrëfen ngjarje konkrete, rrethana konkrete që janë indicie për të verifikuar akuzat se Kokoneshi është marrë me trafik prostitucioni. Kjo është akuzë publike që Kokoneshi, kryetari i Ramës në Bashkinë e Divjakës nuk e ka mohuar. Prej një viti gjendet nën këtë akuzë dhe Kokoneshi nuk e ka kurajon ta përgënjeshtrojë ose ta padisë për shpifje z. Mone. Në formularin e dekriminalizimit ai e pranon që ka qenë në Milano, pikërisht në periudhën të cilën përmend miku tij prej 32 vitesh. Por nuk ka dhënë motivin, arsyen pse ka qenë në Milano.
“Bashkë me shumë qytetarë, ne këtë i kërkuam dy ditë më parë, të japë llogari për akuzat. Të përgjigjet për goditjen prej rivalitetit në trotuaret e Milanos, të përgjigjet për shumat që paska fituar me vajzën nga Kombinati për muajin gusht në vitin ‘96.
Ai jo vetëm nuk përgjigjet, por akuzave për trafik prostitucioni i shton dhe shpifje të ulëta. Mashtron duke thënë për mua se jam i dënuar për mitmarrje. Dua t’iu tregoj këtu vendimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë numër 423, datë 25.04.2007, që dëshmon pafajësinë time. Kokoneshi nuk do t’i shpëtojë dot akuzave për trafik prostitucioni duke shpifur. Partia Demokratike e fton sërish Prokurorinë të shqyrtojë dhe të hetojë të gjitha të dhënat që bën publike, ish-sekretari i Partisë Socialiste për Divjakën dhe miku i Kokoneshit për 32 vite”. Një vit më parë, ish-sekretari i PS të Divjakës, Berti Mone, gjatë një konference për shtyp më 5 maj të këtij viti, deklaroi se kryetari aktual i Bashkisë Divjakë, të cilin PS e rikandidoi, ka qenë tutor prostitutash në trotuaret e Milanos në vitin ‘95-‘96, ku ka patur një prostitutë nga Kombinati. Kokoneshi i ka dhënë prostitutës nga Kombinati 30 milionë lireta që të mos e denoncojë në Policinë e Milanos. Sipas ish-sekretarit të PS Divjakë, Fredi Kokoneshi është qëlluar me levë në kokë nga kushëriri i tij dhe ka qenë 21 ditë në gjendje kome në një spital të Milanos. Pas daljes nga spitali, policia italiane arreston kushëririn e tij dhe prostitutën nga Kombinati dhe ai detyrohet që të vijë në Shqipëri përgjatë gjithë natës.
“Fredi Kokoneshi, aktualisht kryetar i Bashkisë Divjakë dhe kandidat për Bashkinë e madhe nga Partia Socialiste më ka treguar vetë, në një kohë që kemi qenë 32 vjet shokë. Më ka treguar vetë këto që do t’iu them dhe që i di e gjithë Partia Socialiste nga baza deri në qendër si dhe deputeti. I dinë të tërë qytetarët e Divjakës, i dinë të tërë qytetarët e Lushnjës dhe kolegët e Fredi Kokoneshit, që kanë qenë tutorë prostitutash në trotuaret e Milanos në vitin ‘95-‘96”, u shpreh gjatë konferencës për shtyp ish-sekretari i PS të Divjakës, Berti Mone.  Më tej, Mone deklaroi se kryetari i Bashkisë Divjakë, Fredi Kokoneshi, kur ka qenë tutor prostitutash me një vajzë nga Kombinati e goditi me një levë hekuri në vitin ‘96 kushëriri i tij dhe e hodhi në trotuaret e Milanos. “21 ditë ka qenë në gjendje kome i shtruar në spital, e ka marrë policia. Pas tre muajsh kur del nga koma, shyqyr që na u përmend dhe u ngjall dhe nuk vajti në botën tjetër, Fredi Kokoneshi nuk vajti as në shtëpi se rrinin bashkë me kushëririn dhe prostitutën nga Kombinati.

Artikulli paraprakItalianët e kërkojnë për trafik droge, Rama e bëri deputet
Artikulli tjetërKinezët blejnë Interin