Kryebashkiaku rrit me 315% tarifat e ujit, vlonjatët të lumtur votojnë Ramën

Këshilli Bashkiak në Vlorë me votat e mazhorancës ka miratuar ditën e sotme, vendimin për rritjen tarifave për ujin.
Këshilltarët e djathtë e kanë kundërshtuar këtë vendim por votat e Partise Socialiste kanë mjaftuar për miratimin vendimit për rritjen e tarifave.
Kjo është një rritje kolosale e cila prek qytetin e Vlorës si dhe njësit administrative të saj.
313 % është rritja vetëm në njesinë Orikum Vlorë, nga 25 lekë në 70 lekë.
Me 143% Bashkia Vlorë, 244 % Novosela, 188% komuna Qender dhe komuna Shushicë.
Nga ana tjëtër kujtomë që kjo është hera e parë që tarifa e ujsjellësit pëson një rritje kaq të lartë.
Ptojekt vendimi është kundërshtuar nga Këshilltarët e djathtë, por vota e tyre nuk ka mjaftuar për të rrrzuar projekt vendimin.
Sipas këshilltarit të djathë Atird Hoxha, kjo është një vjedhje për qytetarët e Vlorës, për një qytet që gjendet mes ujit, qytetarët do të paguajne tarifen më të lartë në rang vendi.
Pas miratimit në Këshill Bashkiak pritet vendimi i entit rregullator.

Artikulli paraprakBasha-Ruçit: Qetësoje zotërinë që po i dridhen leqet, të pijë atë që merr dhe të vijë në Kuvend
Artikulli tjetërRama provokon shqiptarët, firmos prishjen e Teatrit për 6 kullat e tij personale