Kryefjala e takimeve të Bashës në Prishtinë: Koordinim me SHBA-BE për Kosovën

Kryefjala e të gjitha takimeve të Kryetarit të opozitës, Basha në Kosovë ka qenë ajo e një koordinimi të plotë mes SHBA dhe BE për Kosovës dhe se tërësia territoriale e Kosovës, e cila u fitua me gjak është e panegociueshme dhe e padiskutueshme.

Për të parën herë pas shtatë vitesh që nga dita e parë kur Rama shkeli në Prishtinë dhe mbolli përçarjen, Basha ka arritur të bashkojë të gjithë faktorët politikë në mesazhet e para të qarta politike që ka dhënë.

Në të gjitha takimet është diskutuar për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, domosdoshmërinë e një koordinimi mes partnerëve tanë strategjik SHBA dhe BE në këtë proces, i cili si produkt final duhet të ketë njohje reciproke mes Republikës së Kosovës dhe asaj të Serbisë. Ndamë të njëjtin qëndrim se tërësia territoriale e Kosovës, e cila u fitua me gjak është e panegociueshme dhe e padiskutueshme.

Ndamë mendime të vyera për mënyrat e bashkëpunimit dhe ndihmës që duhet dhe mund të japë Shqipëria në këtë proces, por në asnjë rast ajo nuk mund dhe nuk duhet të flasë në emër të Kosovës.

Folëm për sfidat ekonomike që kanë përpara të dy vendet tona, për projekte të përbashkëta që do t’i shërbejnë zhvillimit ekonomik dhe punësimit. Folëm konkretisht për disa projekte mes të cilave edhe ato që mundësojnë akses konkret, dhe jo në letër të Kosovës në portet shqiptare.

Në këto ditë të vështira për ekonominë dhe turizmin shqiptar, janë qytetarët e Kosovës që po ndihmojnë operatorët turistikë, dhe po i japin sado pak frymëmarrje ekonomisë dhe ndjehem i keqardhur që në këto ditë të vështira edhe për ta, u duhet të paguajnë tarifën në Rrugën e Kombit. Përsërita zotimin time se kjo rrugë që i afron shqiptarët nuk mund dhe nuk do t’i pengojë më tarifa të lëvizin lirisht në të dy anët e kufirit.

Artikulli paraprakBasha: Fatmir Limaj, një politikan i sprovuar dhe një nga njerëzit që ka sakrifikuar për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës
Artikulli tjetërLufta e karteleve të drogës në Elbasan jashtë kontrollit, qeveria inekzistente