Kandidati komunist për Bashkinë e Tiranës, Marko Dajti, i regjistruar në zgjedhje me firmën e Flamur Nokës, tha se beson që Sali Berisha mund të bëjë revolucion. Në emisionin “Të Paekspozuarit”, Dajti tha se pavarësisht akuzave, për Berishën nuk është provuar asgjë.
Doktori e bën revolucionin. Shumë akuza janë hedhur për të, po nuk pamë një gjë që të ishte e vërtetë. Flamur Noka është demokrat i vërtetë.
Dajti tha se nuk ka një program, por do ta ketë një të tillë nëse fiton.
Si front i majtë, nuk kemi marrë pjesë në zgjedhje. Si Parti e Punës e Riorganizuar kemi garuar. PS ka qenë kundër nesh. Qëkur u bë marrëveshja Berisha-Rama, partitë e vogla nuk kanë hapësirë për të konkurruar në zgjedhje. Nuk kanë shanse për të kandiduar. Komunizmi e mbaroi detyrën e vet që në ’72-shin. Duhej të kishin nisur reformat atëherë. Duhej t’u lihej vendi të rinjve. Ata e bënë historinë e vet. Bënë industri moderne, punësuan gjithë popullin. Në vitet 70-80 duheshin bërë reforma. Nëse marrim votat, bëjmë edhe programin.