Kryemadhi akuza Ramës: Me veprimin e sotëm kërcënoi deputetët dhe bashkëpunëtorët e tij…

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ironizoi Kryeministrin Edi Rama duke thënë se performanca e tij në prezantimin e paketës “antiKÇK” e zhgënjeu.

“Rama e ka kthyer Shqipërinë në një Kolumbi dhe në një bazë të trafikut të drogës. Ajo që sot linçoi, ishte një interpretim i lodhur dhe jo profesional. Rama po e bën çdo ditë e më shumë, që më zhgënjen si ish-pedagog i akademisë së Arteve”, tha Kryemadhi.

Duke e cilësuar paketën anti-KÇK si një strukturë paralele me SPAK, që kërkon të prishë provat, Kryemadhi, theksoi se Rama zgjodhi të lançojë këtë paktë pikërisht në ditën kur KLP mori vendimin për prokurorët e SPAK.

“Me veprimin e sotëm që Rama kërcënoi edhe deputetët dhe bashkëpunëtorët e tij, tregon haptas orientimin përfundimtar që po i jep Shqipërisë drejt diktaturës.

Një ligj i tillë vendoset në mënyrë paralele për të shkatërruar provat për SPAK dhe për të penguar hetimin e veprave kriminale të Ramës, që nga koncesionarët e famshëm.

Sot dëgjuam se si kërkonte të hidhte parfum në gropën e ujërave të zeza të koncesioneve”, tha Kryemadhi.

rama1

rama

Artikulli paraprakZëdhënësi i presidentit thirret në Prokurori
Artikulli tjetërMeta, thirrje qytetarëve…