Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur për 9 kushtet e Bundestagut Gjerman për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Gjatë bashkëbisedimit me mediat sot në selinë e LSI-së, Kryemadhi tha se, Bundestagu e tha troç: Boll u bërë lavatriçe e parave të drogës!
“Të angazhohet që Shqipëria gjatë procesit të negociatave t’i nënshtrohet procesit të dispozitave të Paktit Europian të Stabilitetit dhe ët rritjes, që ajo do të respektojë kriteret e stabilitetit dhe të Traktatit të Mastrihtit përpara se të bashkohet zyrtarisht në bashkimin monetar për një anëtarësim të mundshëm”.
Troç muhabeti, i thotë “Boll u bëre lavatriçe e parave të drogës. Pra, në gjuhën diplomatike dhe në gjuhën e BE, ka vendosur disa kritere”.