Një ndjekës e pyet Kryemadhin nëse do e fusë në burg Ramën si ministre e brendshme kur të vijë në qeveri. Ajo i përgjigjet ‘’Unë mendoj që dënimi më i madh për Edi Ramën është rrëzimi nga pushtetit. Burgun ia ka bërë vetes atje në Surrel’’.
Po ashtu një tjetër ndjekës e pyet Kryemadhin se çfarë do i shkruajë më 26 prill Ramës, dhe ajo përgjigjet me ironi ‘’Do t’i uroj suksese në jetë, nëse ka ndërruar numër, kuptohet…’’
Një tjetër është i interesuar se sa mandate do të fitojë LSI në zgjedhejt e 25 prillit, por Kryemadhi heziton të thotë një numër, pasi thekson se’’ Çdo ditë e më shumë shikoj njerëz që duan ndryshimin dhe besojnë tek ne. Nuk po e them numrin e mandateve se mërzitet Rama, dhe do thotë që e kam parë në filxhan. Por unë nuk merrem me fall, besoj në Zot.’’.
Ndërkohë një tjetër qytetar pyet arsyen se pse Kryemadhi do të vijë në pushtet, për të vjedhur? Kryetarja e LSI nuk ngurron t’i përgjigjet duke i thënë se e vetmja gjë që ka vjedhur në jetë është zemra e Ilir Metës.